Komuna e Zhelinës, e para komunë rurale në Maqedoninë e Veriut që pajiset me Platformën GIS (Geographic information system).

vull

Fjala është për aplikimin e sistemit digjital në aspektin e iformacioneve të urbanizmit dhe të gjitha dokumenteve tjera që ndërlidhen me parcelizimin e tokave, ekstrakt planeve, vijave kadastrale, ndërtimeve të egra, etj.
Kjo Platformë do të mundësojë shërbimin më efikas, më të shpejtë dhe më transparent të komunës së Zhelinës ndaj qytetarëve tanë.
Tani, të gjitha informacionet e urbanizmit si dhe ekstrakt planet, për të cilat deri më sot është pritur me javë të tëra, nga sot do të jepen në kohëzgjatje prej 1 minuti.
Është e rëndësishme të cekim se kjo Platformë poashtu do të mundësojë data bazë të gjithë sektorit të biznesit që gravitojnë në Komunën e Zhelinës, veprimtarinë e tyre dhe informacion transparent të parcelave të destinuara për investime.
Në kuadër të këtij Projekti, Komuna e Zhelinës do të pajiset edhe me aplikacionin që do të mundësojë regjistrimin e të dhënave digjitale të interierit që është në pronësinë publike të komunës si psh.: parqe, objekte, shtylla, karrige, ndriçmim, trotoare, dhe çdo gjë që është pronë e Komunës së Zhelinës.
Ky projekt është fituar nga Byroja për Zhvillim Regjional pranë Ministrisë së Vetqeverisjes lokale përmes Qendrës për zhvillimin planor të rajonit të Pollogut.
Next Post

Gjithçka nuk keni ditur për Mbretin Leka I, rrefyer nga Princi

30 nentori eshte peevjetori i ndarjes nga keta te Mbretit Leka I. Pribc Leka ka bërë një jetëshkrim te përmbledhu por plot me fakte që lexohen për herë të parë. Nga Princ Leka Sot po kujtoj jetën dhe veprën e babait tim. Bashkëngjitur po ndaj me ju një shkrim përmbledhes […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: