Konfiskohen 100 kilogramë marihuanë, arrestohen tre persona

vull

Nëpunës policorë të Departamentit të Policisë Kriminalistike-Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme në bashkëpunim me Departamentin për Operacione Speciale Policore, Departamentin për Asgjësimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz, SPB Veles dhe SPB Shkup gjatë ditës së djeshme (15.12.2020) pas marrjes së informatave operative përkatësisht pas hetimeve paraprakisht të realizuara në lidhje me një kamion i cili para një muaji është transportuar marihuanë, kurse ka dal nga rruga në autostradën Shkup-Veles, kanë konfiskuar 100 kilogramë marihuanë dhe kanë arrestuar tre persona.

Në të vërtetë, në Pikë pagesën “Sopot” në autostradën “Miqësia” nga ana e nëpunësve policorë janë marrë masa dhe aktivitete të ndalet automjeti “bmw” me targa regjistrimi të Shkupit i drejtuar nga J.B., kurse si bashkëudhëtar ka qenë vëllau i tij S.B. nga f. Bllacë e Epërme, por shoferi nuk është ndalur dhe ka tentuar të ik, gjatë së cilës ka dëmtuar automjet të policisë dhe ka goditur një shtyllë të Ndërmrrjes Publike për Rrugë Shtetërore. Pas ndërmarrjes së masave shtesë, automjeti është ndaluar dhe janë privuar nga liria të dy personat, kurse pas kontrollimit të automjetit në bagazhin e tij janë gjetur thasë në të cilët ka pasur rreth 100 kilogramë marihuanë. Poashtu, është arrestuar edhe M.I. nga Vizbegu i cili ka pasur detyrë të sigurojë transportin e drogës i ashtuquajturi “pastruesi”. Gjatë bastisjes në shtëpinë e J.B. është gjetur edhe pushkë gjysmë automatike, për çka do të parashtrohet kallëzim penal për vepër penale të kryer sipas nenit 396 të KP-së. Hetimi vazhdon dhe po zgjerohet, kurse në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike-Veles po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit dhe vërtetimin e involvimit edhe të personave tjerë në kryerjen e kësaj vepre penale.

Next Post

Shqipëria ka një deficit buxhetor prej 590 milion euro në 11 muaj

–  Pandemia me Kovid-19, kushtëzon thesarin e shtetit shqiptar, në njëzet muajt e këtij viti të mbetet bosh për 310 milion euro. Kjo konfirmohet nga të dhënat e Ministrisë së Financave, sipas të cilave në buxhet janë derdhur 382.9 miliardë lekë, ose 38.2 miliardë lekë më pak krahasuar me të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: