Kosova demanton Taravarin dhe ASH-në: Nuk ndërhyjmë në politikat e brendëshme elektorale

Blerand Rexhepi

Shkup, 10 janar – “Të gjithë këto faktorë që insistojnë të jemi bashkë duan dhe mendojnë se është koha e fundit që BDI-ja të shkojë në opozitë. Kur them faktorët nga jashtë nënkuptoj shtetet shqiptare në Ballkan të cilët ne i konsiderojmë si vëllezër tanë, si miq, të cilët njësoj na e mendojnë të mirën siç ua mendojmë ne atyre”, kështu është shprehur Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët në intervistën e fundit me çka ka detyruar që të reagojnë edhe autoritetet kosovare përmes ambasadës së tyre në Shkup duke thënë se Republika e Kosovës nuk ndërhynë në politikat elektorale të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Kosova nuk nderhyn ne politikat e brendeshme elektorale te Republikes se Maqedonise se Veriut”, kështu është shprehur ambasadori kosovar në Shkup, Gjergj Dedaj.

“Republika e Kosoves dhe institucionet shteterore te vendit tone, nuk perzihen dhe nuk nderhyjne ne politikat e brendeshme te Shkupit zyrtar. Ne qendrojme neutral dhe te balancuar sa iu perket koalicioneve eventuale te subjekteve politike ne shtetin tone fqinj, duke pasur parasysh se zgjedhjet nacionale te 12 prillit 2020, ekskluzivisht jane çeshtje e qytetarve, institucioneve dhe subjekteve politike te Republikes se Maqedonise se Veriut, kurse ne si shtet fqinj dhe mik, deshirojme qe ne Maqedonie e Veriut, te rrjedhe nje proces i ndershem, transparent dhe demokratik elektoral, duke arritur progresin e plote te stabilitetit, zhvillimit ekonomik, mireqenjes dhe integrimit euro-atlantik te Republikes se Maqedonise se Veriut”, thuhet kështu në reagimin e tij ambasadori kosovar Dedaj.

Next Post

KLEY i shpall luftë rap skenës (Video)

Reperi Kley që nga videoprojekti i fundit që e kishte bashkëpunim më këngëtarin Robert Berisha dhe Fabio është nën menaxhimin e Kompanisë gjermane Lickshots Music. Kley në projektin e ri AMG ka treguar se do të sfidojë rap skenen shqiptare dhe atë gjermane ku vjenë me një performacë të jashtëzakonshme. […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: