Koxhaxhiku takon gratë në Çair: Do jem zë i fuqishëm i juaji në Parlament

Blerand Rexhepi

Kandidatja për deputete nga rradhët e BDI-së për zonën zgjedhore numër III, Merita Koxhaxhiku gjatë këtyre ditëve ka pasur aktivitete të shumta duke takuar kështu gra në komunën e Çairit por edhe më gjerë më saktësisht takim në kuvendin vendor Faik Konica dhe në Fushë Topanë.

Koxhaxhiku para të pranishmëve ka prezantuar programin e BDI-së dhe konceptin e liderit Ali Ahmeti për kryeministrin e parë shqiptarë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si një ide e realizueshme dhe në kohë të duhur.

Kandidatja për deputete e cila është e treta me rradhë në njësinë e III-të zgjedhore ka folur edhe mbi problematikat me të cilat përballen gratë duke thënë se do jetë një zë i fuqishëm i tyre në Parlament dhe se BDI gjithmonë ka fuqizuar femrën duke e avancuar atë në pozita nga më të ndryshmet si në pushtetin qendror ashtu edhe në atë lokal.

Next Post

Skandaloze/Siljanovska deklaron se shqiptarët janë të adhur këtu dhe shteti duhet shkatëruar (Video)

Kandidatja për deputete e VMRO dhe bartëse e listës në njësinë e I-rë zgjedhore Gordana Siljanovska në dy video të saj bën deklarata skandaloze duke thënë se shqiptarët janë të ardhur, janë kërcënim serioz për shtetin pasiqë nëse nuk zhduken do të shkatërohet gjithë shteti. Të dy deklaratat e saj […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: