Kreshnik Bekteshi dhe Arbër Ademi: Për pozitat tona në Qeveri vendos Ali Ahmeti

vull

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe ai i Arsimit Arbër Ademi, kanë deklaruar se për të gjitha ndryshimet që mund të ndodhin në kabinetin qeveritar, do të vendosin organet partiake të BDI-së dhe kreu i kësaj partie Ali Ahmeti.

“BDI ka organet e saj, ka kryesinë, këshillin e përgjithshëm dhe ka edhe kryetarin e saj, Ali Ahmetin, i cili vendos në fund për ndryshimet eventuale në Qeveri. Unë jam pjesë e BDI-së dhe për pozicionin tim vendos BDI-ja dhe lideri Ali Ahmeti”, tha Kreshnik Bekteshi.

Kurse Arbër Ademi tha se është maksimalisht i fokusuar në obligimet që rrjedhin nga puna në ministri se dhe do të vazhdojë me dinamikën e paraparë, pavarësisht debateve për rikonstrumin e qeverisë.

Next Post

Komuna e Strugës filloi me procesin e vendosjes së ulëseve përgjatë bulevardit të ri, që qytetarëve t'ju krijojmë kushte për tu relaksuar dhe për të pushuar.

Apelojmë deri tek qytetarët që të ruajnë pajisjet urbane që janë në shërbim të të gjithëve. Punët e mira bëhen kur të gjithë punojmë bashkë! Andaj, të denoncohen dëmtuesit eventual të pajisjeve urbane në faqen zyrtare të Komunës së Strugës, në rrjetin social Facebook dhe përmes e-mailit të komunës: info@struga.gov.mk […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: