Kreu i Kërçovës, Dehari: Forcën e gjej në popull dhe nga populli

Me rastin e vitit të zgjedhjeve lokale, kryetari Kërçovës, Fatmir Dehari, në një intervistë ka theksuar rëndësinë e kulturës institucionale që ka instaluar BDI-ja në qeverisjen lokale dhe çështjet që ngrit për cilësinë e jetës së qytetarëve kërçovar.

Qëndrimi i qytetarëve të vjela nga anketat, janë udhëzime për qeverisjen e mirë por edhe shprehet mendimi i lirë, ka potencuar ai.

Z. Dehari ka potencuar se rëndësi të veçantë i jep diskutimit me qytetarë, planet e veprimit në komunitet, por edhe trajtimi i projekteve prioritare, duke qenë në thelb, ka potencuar ai, realizimi i projekteve.

Besimi qytetar është thelbësor, konsideron z. Dehari, ndërsa për këtë besim, ai ka dhënë dëshmi të fuqishme, me projekte infrastrukturore e sociale, me rëndësi për ta.

Fuqinë time politike e gjej te populli, dhe padyshim në të gjithë këtë proces, rëndësi primare kanë qytetarët por edhe tradita 19 vjeçare e BDI-së, vlerat e saj. Së bashku me qytetarët kemi arritur të kemi të realizuara shumë projekte ku qytetarët kanë qenë shumë aktiv e bashkëpunues.

Forcën e gjej në popull dhe nga populli, ka cekur kryetari i Kërçovës, Fatmir Dehari, kandidati më serioz dhe më i shquar nga historia e këtij qyteti. Kandidaturë shumë serioze për mandatin e tretë në komunën që z. Dehari shquhet për punën e ndershme, projekte infrastrukturore, qeverisje transparente dhe llogaridhënëse.

Next Post

Mbyllet objekti në Tetovë, arrestohen 12 persona

Nëpunës policorë të SPB Tetovë në koordinim me Seksionin për Kriminalitet Tejkufitar, Migrime, Të huaj dhe Readmision -Tetovë dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut, mbrëmë (08.qershor) nga ora 23 e 35 minuta deri 50 minuta pas mesnate kanë realizuar kontrollë në objekt gastronomik në rr.”Kole Nedellkovski” në Tetovë. Gjatë kontrollit, në […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: