Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Kreu i komunës Qendër, Gerasimovski takon ambasadoren e Ukrainës

1 min read

Kryetari i komunës Qendër, Goran Gerasimovski sot ka pritur në takim ambasadoren e Ukrainës në vend, Natalija Zadorozhnjuk.

 

“Sot pata nderin të jem mysafir i ambasadores së Ukrainës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Natalia Zadorozhnyuk. Ambasadorja më tregoi për situatën aktuale në Ukrainë, veçanërisht pas pushtimit rus dhe luftës së popullit të saj për liri dhe pavarësi, për të cilën në emër të komunës Qendër, shpreha mbështetjen time të plotë dhe të qartë. Së bashku me banorët tanë, ne mbetemi të hapur për të ndihmuar dhe mbështetur të gjithë refugjatët nga zonat e shkatërruara nga lufta dhe jemi në dispozicion të të gjitha familjeve dhe individëve që do të vijnë në Komunën e Qendrës”, ka theksuar Gerasimovski pas takimit.