Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski pas thirrjes së repartit të transfuziologjisë për dhurim të gjakut i është përgjigjur pozitivisht kësaj thirrje ndërkohë që personi në fjalë i është falenderuar.
‘Dhurues gjaku jam me grupin AB Negativ, nuk e dija për kë bëhet fjalë por asnjëherë kur kam dhuruar nuk kam bërë llogari se për cilin e dhuroj, ka qenë nderë për mua që të ndihmoj në këtë drejtim për shërimin e bashkëqytetarëve të mi, Agronit i dëshiroj shëndet, e njëkohësisht bëj thirrje tek bashkëqytetarët që të ndihmojnë njëri tjetrin me dhurimin e gjakut’, është shprehur kështu kryetari Dimitrievski.