Kreu i PDK-së Krasniqi priti në takim udhëheqësit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan

Kohanews Admin

Ishte nder i veçantë që në takimin e parë si Kryetar i PDK-së t’i kem mysafirë dy veprimtarë të shquar të çështjes kombëtare, udhëheqësit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, Bruno Ceka dhe Martin Vulaj, të cilët, bashkë me shumë veprimtarë të tjerë, kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontribut të pazëvendësueshëm për Kosovën.

Marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shenjta dhe duhet të jenë të përhershme. Për krijimin dhe mbajtjen e këtyre raporteve speciale me SHBA-të dhe aleatët tanë perëndimorë, merita të veçanta ka mërgata jonë.

Si Kryetar i PDK-së, do të ruaj dhe zhvilloj më tej marrëdhëniet e bashkëpunimit me të gjitha organizatat e diasporës sonë, dhe do të punoj për fuqizimin e rolit të diasporës në vendet ku jetojnë, duke krijuar edhe hapësirën e nevojshme për ta në të gjitha nivelet e jetës politike e ekonomike në Kosovë.

Next Post

Carovska me porosi te nxënësit e klasave të nënta dhe maturantët: vazhdoni me sukses t’i rrumbullaksoni etapat arsimore, marrja e diturisë është investimi më i paguar

Këto ditë, gjysmë-maturantët u ballafaquan me dilema të mëdha, ku ta vazhdonin avancimin arsimor. Kemi dërguar numër të madh të porosive dhe prej tyre dhe familjet e tyre – gjatë përcaktimit të vendimit përfundimtar për t’u regjistruar në shkollën e mesme të udhëhiqen paraprakisht afinitetet dhe besimet personale, duke pasur […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: