Kryediplomati Osmani: Historia nuk duhet të jetë burg

Blerand Rexhepi

“Historia nuk duhet të jetë burg. Në Vjenë e luta ministrin për Punë të Jashtme, Shallenberg që të dërgojë ekspertë në Komisionin e historianëve. Zgjidhje e qëndrueshme doemos duhet të vijë nga shkencëtarët”. Është kjo deklarata e shefit të diplomacisë së Republikës së Maqedonisë Bujar Osmani, dhënë për prestigjiozen austriake “Die Presse”.

Intervista për Die Presse vjen pas mini turneut diplomatik të Osmanit në vendet anëtare të BE-së, si: Çekia, Rumunia, Hungaria dhe Austria.

Osmani me plot bindje është deklaruar se do të vazhdojë të punojë për t’i kapërcyer pengesat me fqinjët dhe për të arritur qëllimin e vetëm, aderimin në BE.

Së fundmi, për shkak problemeve bilaterale me Bullgarinë, RMV ka hasur në “veto-n” bullgare në rrugën drejt aderimit në BE.

Next Post

Dimitrievski zgjedh policin dhe zjarrfikësin e vitit, mes tyre një shqiptarë

Sot, Komuna e Kumanovës tradicionalisht shpalli policin më të mirë dhe zjarrfikësin më të mirë për vitin 2020. Zyrtari më i mirë i policisë ishte Bujar Osmani, një oficer policie në stacionin policor për siguri në rrugë dhe komunikacion në SPB Kumanovë dhe zjarrfikësi më i mirë ishte Dalibor Kolevski, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: