Kryeministër shqiptarë/Nikollova-Buxhaku: Do të paraqet motivim dhe inkurajim mbi të gjithë qytetarët

Blerand Rexhepi

Fjalimi i kandidates për deputete Meri Nikollova Buxhaku:

Unë jam Meri Nikolova Buxhaku, dhe ndoshta shumica prej jush më njohin si aktiviste, si folëse e zëshme për ata që janë trajtuar padrejtësisht, atyre që u është e nevojshme mbështetje dhe ndihmë. Por, unë jam gjithashtu aktive edhe politikisht, duke u munduar të kontribuoj në ndërtimin e një shoqërie me të cilën do të zvogëlohen ndryshimet midis qytetarëve, një shoqërie në të cilën do të korrigjohen padrejtësitë, një shoqëri në të cilën të gjithë do të kenë mundësi të drejtë për të garuar për sukses.

Opsioni im politik është Bashkimi Demokratik për Integrim, sepse kjo është partia që më së shumti kontribuon në avancimin shoqëror pikërisht aty ku qëndron edhe interesi im – të drejtat e qytetarëve. BDI është parti e cila, krahas asaj që e tërheq kryesisht bazën e saj të mbështetësve midis shqiptarëve në vend, megjithatë krijon një platformë të fuqishme në të cilën ka vend për të gjithë ne, angazhimi politik i të cilëve është promovimi i të drejtave individuale të qytetarëve. Pikërisht në këtë drejtim shoh edhe idenë e kryeministrit të parë – shqiptar, si një platformë që do të shkatërrojë stereotipet politike në vend se kujt çfarë roli i takon në shoqëri. Unë fuqishëm e mbështes këtë ide, dhe mendoj se Kryeministri i parë – Shqiptar do të paraqet motivim dhe inkurajim mbi të gjithë qytetarët për ta planifikuar të ardhmen e tyre këtu në Maqedoninë e Veriut, por më e rëndësishmja – do të nënkuptojë edhe përforcim të lojalitetit dhe ndjenjës së tyre autentike të përkatësisë ndaj këtij vendi – që do të dakordoheni se është interes i të gjithë qytetarëve. Padyshim që kjo do të thotë avancim i marrëdhënieve të të gjitha bashkësive etnike, do të nënkuptojë një besim të shtuar midis kombeve, do të thotë një kontribut i fuqishëm ndaj përforcimit të shoqërisë multietnike, që është përfitimi jonë më i madh civilizues.

Next Post

Ali Ahmeti ia vë vijën e kuqe VMRO-së: S’ka kthim prapa nga marrëveshja me Bullgarinë (Video)

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ia vë vijen e kuqe VMRO-së dhe tha se ska kthim prap nga marrëveshja me Bullgarinë. Këto deklarata Ahmeti i tha mbrëmë në emisionin Rubikon në Klan Kosova. “Me VMRO-në kemi dallime, janë vendos vija të kuqe, për marrëveshje me Bullgarinë, ose […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: