Kryeministri Zaev dhe bordi Maqedonia 2025: Fokus drejt krijimit të politikave afatgjate për zhvillim ekonomik

vull

Investim në arsim dhe përforcim i kapitalit njerëzor, inovacionet, investimet, përmisimin e ambientit afarist, respektimin e themeleve demokratike të shoqërisë, luftë kundër korrupsionit dhe kujdes për ambientin jetësor ishin temat në takimin që u mbajt on-line me Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe zëvendës-kryetarit për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi  me bordin Maqedonia 2025,  kryetaren Vera Stavrof, Majk Zafirovski dhe Nikica Mojsoska Bllazhevski, drejtoreshë ekzekutive e Maqedonia 2025.

Në takim u diskutua për rendësin e zhvillimit ekonomik afatgjatë dhe një mjedis të parashikueshëm biznesi, si dhe bashkimin e të gjithë palëve në lidhje me përparësitë kyçe  që duhet të përmirësojnë të ardhmen e Maqedonisë  së  Veriut.

Kryeministri Zaev theksoi përkushtimin e Qeverisë me ballafaqimin e sfidave momentale si rezultat i pandemisë për zbutjen e pasojave, si dhe kohën e kushtuar nga të gjitha resorët ekonomike në Qeveri për krijimin e një strategjie afatgjatë për zhvillimin e vendit që është e nevojshme për përmirësimin e ekonomisë dhe cilësisë së jetës.

Zaev shtoi se Qeveria mbështet bashkëpunimin me Maqedoninë 2025, duke pasur parasysh rëndësinë e saj për forcimin e komunikimit afaristë midis komunitetit të afaristë  maqedonas dhe diasporës së biznesit, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit, përdorimit të potencialeve dhe transferimit të njohurive dhe praktikave pozitive.

Në takim u konkludua se për kompanitë vendase, është me rëndësi të madhe përmirësimi i konkurrencës dhe produktivitetit, nëse dëshirojmë të kemi një shkallë më të lartë të zhvillimit ekonomik në të ardhmen. Për më tepër, u theksua rëndësia e hapjes për bashkëpunim në mënyrë që të krijohet një klimë e begatë ekonomike për mundësi më të mira për qytetarët, sipërmarrësin  dhe investitorët e huaj.

Next Post

Ndahet nga jeta Blerim Jakupi, asistent në Zyrën e Financave në UEJL

Universiteti i Evropës Juglindore e njofton opinionin me të gjerë, se sot (5 nëntor 2020), ka ndërruar jetë Blerim Jakupi, asistent në Zyrën e Financave. Me këtë rast, rektori i UEJL-së, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, në emrin e tij, të menaxhmentit dhe të punësuarve, familjes së të ndjerit Blerim […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: