Kryeministri Zaev dhe ministri Bekteshi: Mbështetje financiare për 400 kompani në vlerë prej 17.2 milionë euro për investime dhe për përforcimin e konkurrencës

vull

“Gjithsej, 400 kompani do të marrin mbështetje financiare në vlerë prej 17.2 milionë euro. Kjo mbështetje financiare është një nga masat në pakon e tretë, saktësisht mbështetje financiare për përforcimin e konkurrencës në vlerë prej 20 milionë euro e destinuar për sektorin privat, gjegjësisht për kompanitë të cilat në kohë krize vazhduan të punojnë dhe të investojnë në zhvillimin dhe rritjen e tyre, konkurrencën dhe modernizimin”, theksoi Kryetari i Qeverisë së Republikë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp, bashkë me zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi, ministri për Financa, Fatmir Besimi dhe ministri për Ekonomi, Kreshnik Bekteshi.

Kryeministri Zaev tha se qëllimi konkret i kësaj mase ekonomike nga pakoja e tretë është rritja e produktivitetit të kompanive, modernizimi i proceseve dhe me të edhe përmirësimi i konkurrencës, mundësitë për eksport që në fund të fundit nënkupton krijimin e vendeve të reja të punës dhe mbajtjen e vendeve ekzistuese.

“Në bazë të kushteve, këto 400 kompanitë veçse kanë filluar ciklin e investimeve ose do të investojnë gjatë vitit vijues 2021. Bëhet fjalë për investime në periudhën mars 2020 deri në muajin dhjetor të vitit të ardhshëm 2021. Investimi i përgjithshëm i kompanive të zgjedhura vlerësohet në 89 milionë euro. Mjetet në vlerë prej 17.2 milionë euro, janë të destinuara për kompanitë nga industria përpunuese, tregti dhe sektorin e TI me qëllim investimeve të reja dhe pushtimin e tregjeve të reja. Përpjekjet tona si Qeveri dhe qëllimi i kësaj mase edhe në kushte të pandemisë të ndërmarrjeve të biznesit që do të kontribuojnë në rimëkëmbjen e ekonomisë nacionale, përmes realizimit të projekteve investuese.

Shfrytëzimi i mjeteve jep sinjal të qartë se kemi kompani nacionale kur edhe në kohë krize janë të përgatitura të investojnë, të përshtaten me situatën e re të krijuar dhe me rimëkëmbjen e ekonomisë të vendit. Çdo aktivitet investues ka shumë vlerë për zhvillimin ekonomik të vendit dhe pikërisht për këtë kjo masë është përkushtuar për rivitalizimin,  rimëkëmbjen e ekonomisë dhe stimulimin e konsumit dhe të industrisë”, deklaroi Zaev dhe përmendi se përforcimi i dialogut, konsultimi para miratimit të masave, me të gjithë aktorët në shoqëri, odat, sindikatat, punëdhënësit, organizatat qytetare, mbeten prioritet.

Kryeministri Zaev nënvizoi se shteti është këtu të ndihmojë në momentet më të vështira, që së bashku ta tejkalojmë këtë krizë, të dalim më të fuqishëm dhe të vazhdojmë me trende pozitive të ekonomisë së re zhvillimore të vendit. Ministri i Ekonomisë Bekteshi tha se Qeveria tregon se kujdeset dhe mbështet të gjitha këto kompani të cilat në këto kohëra të vështira investojnë në konkurrencën e tyre.

“Sot rrumbullakojmë një nga masat kryesore nga Pakoja e tretë e masave ekonomike që Qeveria i miratoi gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Kjo ndihmë që po e jep Qeveria për rritjen e investimeve dhe nxitjen e eksportit dhe rritjen e produktivitetit dhe konkurrencës të kompanive tona, do të sjell investime shtesë prej 89,2 euro sipas të gjitha planeve investuese. Ministria e Ekonomisë tani më i përgatit të gjitha marrëveshjet individuale për çdo investim në pjesën e dekretit”, theksoi ministri Bekteshi.

Ministri informoi se Ministria gjatë javës së ardhshme do t’u bëjë thirrje 400 kompanive që të bëjnë marrëveshje për mbështetje financiare.

“Pagesa do të bëhet në afat prej 15ditëve nga dita e nënshkruhen marrëveshjet. Tani më kompanitë e vendit trajtohen në mënyrë të barabartë me ato të huaja dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe këto marrin mbështetje nga ana e shtetit. Në këtë mënyrë do të vazhdojmë të punojmë edhe me masat e reja. Në periudhën e ardhshme do të vijojnë ndryshime në Ligjin për mbështetje financiare të investimeve me qëllim që vitin e ardhshëm të gjitha kompanitë vendore dhe të huaja të mund ti shfrytëzojnë masat që dalin nga Ligji”, deklaroi Bekteshi.

Next Post

Ministri Filipçe: Bravo djem maqedonas!

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dërgoi urime të sinqerta për suksesin historik të kombëtares maqedonase të futbollit dhe vendosjen në Kampionatin Evropian. Sidoqoftë, ai theksoi që duhet të respektohen masat e mbrojtjes sepse pandemia e koronavirusit nuk ka mbaruar ende. “Bravo djem maqedonas! Urime, ju po shkruani histori! Një ditë e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: