Kryeministri Zaev dhe zëvendëskryeministri Angjushev: I inkurajojmë afaristët t’i shfrytëzojnë masat për mbështetje të kompanive për zhvillim të përgjithshëm të rajonit të Strumicës

vull

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev sot mbajtën takim pune me përfaqësues të sektorit të biznesit nga rajoni i Strumicës. Pas përfundimit të takimit të punës, Kryeministri Zaev dhe zëvendëskryeministri Angjushev dhanë deklarata të shkurtra për mediat.

“Qëllimi përfundimtar i këtyre takimeve është të nxisim vëmendjen nga ana e  unionit të biznesit që t’i shfrytëzojnë të gjitha mekanizmat dhe mjetet që i kanë në dispozicion për të hapur kapacitete të reja, për të hapur vende të reja të punës dhe për të rritur PBB-në e vendit”, deklaroi Zaev.

Kryeministri shtoi se rajoni i Strumicës është i orientuar drejt eksportit dhe ka potenciale dhe përparësi të mëdha me sektor biznesi të zhvilluar me cilësi dhe theksoi se qëllimi është të informojë unionin e biznesit dhe të motivojë atë për të hyrë në aktivitete të reja afariste.

“Mundësitë që ofron shteti janë të mëdha, ndërsa me integrimin në NATO dhe BE këto mundësi janë edhe më të mëdha. Vendet fqinje me fondet që i kanë hapur krijojnë mundësi shtesë për të gjithë vendin dhe sidomos për pjesën jugore të shtetit për shkak të fondeve greke, ndërkaq pjesa lindore për shkak të fondeve nga Bullgaria. Besoj se e gjithë kjo do të jetë  mirë për qytetarët që t’i shfrytëzojnë”, tha Kryeministri Zaev, duke shtuar se është e nevojshme që kompanitë të aplikojnë për masa mbështetëse dhe në tërësi t’i shfrytëzojnë  fondet e caktuara të buxhetit.

“Besoj se ky rajon i cili mbulon rreth 150,000 banorë, duke përfshirë rajonin Radovish-Strumicë, ka mundësi të madhe të kontribuojë në zhvillimin e përgjithshëm të vendit”,  tha Kryeministri Zaev.

Next Post

Tabelat e reja rrugore për katundet e Sarandës në gjuhën greke, shqipja dytësore (foto)

Ditën e djeshme, dheta tabela emnuese “mbinë” në katundet e Sarandës si dhe në hymje të qytetit bregdetar. Ajo që bjen në sy asht se gjuha shqipe në këto tabela, herë-herë nuk asht përdorë aspak, por edhe aty ku asht përdorë, asht vendosë si gjuhë dytësore. Tabelat janë vnue në […]

Subscribe US Now