Kohanews.com

Ke Çfarë Lexon!

Kryeministri Zaev me përfaqësues të Shoqatës së gjykatësve: Kemi arritur marrëveshje për kërkesat e gjyqtarëve, institucionet përkatëse do t’i shqyrtojnë aspektet juridiko-formale të realizimit

1 min read

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska dhe ministri i Financave, Dragan Tevdovski, sot u takuan me delegacionin e Shoqatës së gjykatësve, i udhëhequr nga kryetari i Shoqatës dr. Xhemali Saiti, gjykatës në Gjykatën Supreme.

Në takim, ku në mënyrë pozitive u vlerësuan përpjekjet dhe reformat drejt sigurimit të gjyqësisë së pavarur, përfaqësuesit e gjykatësve dhe të Qeverisë arritën marrëveshje për përpilimin e grupit të punës me përfaqësues të ministrive përkatëse për gjetjen e zgjidhjes sistemore për pagat e gjykatësve.

Në këtë drejtim Kryeministri Zaev me përfaqësuesit e gjykatësve konstatuan se nga muaji shtator do të realizohet rritje prej 5% e pagave të gjykatësve dhe nëpunësve gjyqësor dhe se në Buxhetin aktual është siguruar rreth 120 milion denarë për pagesën e kompensimeve aktuale, në pajtim me Ligjin e gjykatësve dhe nëpunësve gjyqësor.

Kryeministri Zaev bashkë me ministrin e Financave dhe ministren e Drejtësisë, shprehën bindje se edhe 120 milionë denarë do të sigurohen me rebalancin e Buxhetit dhe se ato do të jenë të dedikuara për zgjidhje retroaktive të problemeve me kompensimet e gjykatësve.