Kryeministri Zaev: Nuk kemi alternativë tjetër për dhe deri në tejkalimin e çështjes me Bullgarinë, vazhdojmë me evropianizimin në shtëpi

vull

“Ne nuk kemi asnjë alternativë tjetër për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Ashtu si Presidenti Pendarovski, edhe unë ashtu mendoj publikisht, unë flas publikisht për pikëpamjet e Qeverisë sonë, nuk kemi nevojë për zgjidhje bajpas, nuk kemi nevojë për zgjidhje alternative për anëtarësimin tonë në BE,” potencoi Kryeministri Zoran Zaev në një konferencë për shtyp në të cilën u promovua paketa e reformës qeveritare “Aksioni 21 – për standardet evropiane në shtëpi”.

Kryeministri Zaev duke iu përgjigjur një pyetje të gazetarëve në lidhje me marrëdhëniet maqedono-bullgare, theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut meriton të jetë anëtare e Unionit dhe shtoi se ne kemi treguar sjellje dhe vlera evropiane në vend dhe në rajon, por edhe me vetë Unionin.

“Në shtëpi vazhdojmë në rrugën evropiane, evropianizimi i vendit nuk do të ndalet, pjesë e aktiviteteve tona të ardhshme janë edhe Aksioni 21, pra dhjetë përparësitë, të cilat nuk kanë të bëjnë me kapitujt dhe ne mund të fillojmë fjalë për fjalë nga fillimi i vitit. Si dhe përkufizimi që e kemi përcaktuar qartë, domethënë bisedimet vazhdojnë deri në gjetjen e një zgjidhje dhe shpresoj që në gjysmën e parë të vitit 2021 në rrethana shumë më të relaksuara do të jemi në gjendje të gjejmë zgjidhje nga të dy palët”, nënvizoi Kryeministri Zaev
Duke ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Kryeministri Zaev deklaroi në konferencën për shtyp se Qeveria mbete në vendimin për t’i ofruar Republikës së Bullgarisë të mbulojë qiellin maqedonas dhe theksoi se populli bullgar dhe udhëheqja bullgare do ta shohin këtë si një akt të ndërtimit të miqësisë dhe forcimit të besimit reciprok.

Next Post

Kryeministri Zaev: Ndalohen të gjitha fluturimet nga Mbretëria e Bashkuar në Maqedoninë e Veriut, vetë-izolim i detyrueshëm 14-ditor për të gjithë udhëtarët nga ky vend

Kryeministri Zaev në konferencën e sotme për shtyp në të cilën u prezantua Plani i Veprimit i Qeverisë për vitin 2021, në pyetjen nga gazetarët për të informuar më hollësisht në lidhje me furnizimin e vaksinave për KOVID-19, të cilat duhet të arrijnë në muajt e parë të vitit të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: