Kryeministri Zaev: Siguruam stabilitet të qëndrueshëm, krahë për krahë me aleatët tanë nga NATO, të jemi krenarë!

vull

Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev, me rastin e ratifikimit të Protokollit nga 29-të vendet anëtare, për anëtarësimin e vendit tonë në NATO, dërgoi urim deri tek të gjithë qytetarët.
Urimin e përcjellim të plotë:
“Kjo është ditë historike e madhe për të gjithë qytetarët tanë. Sot, aleanca më e madhe botërore e sigurisë NATO, na tha mirëserdhët. Sot u ulëm krahë për krahë me aleatët tanë, në tavolinë të njëjtë, në aleancë të njëjtë.
Jemi të lumtur dhe duhet të jemi, sepse siguruam stabilitet të qëndrueshëm për vendin tonë. Siguruam paqe dhe stabilitet. Progresi dhe zhvillimi tani janë të pandalshëm.
Gjeneratat tona dhe fëmijët e gjeneratave tona do të jetojnë më mirë, në vend dhe në rajon të cilët reflektojnë shpresë. Urime, të ndjehemi krenarë!”

Next Post

Sylejman Selimi intervistohet nga Prokuroria Speciale

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, është ftuar nga Zyra e Prokurorisë Speciale dhe Dhomat e veçanta (Gjykata Speciale për krime luftë në Kosovë), ka konfirmuar avokati i Selimit, Tomë Gashi, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook. Ai ka theksuar se Selimi “i […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: