Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Kryeministri Zoran Zaev në hapjen e pompës së re të benzinës “Luk Oil Maqedoni”: Kjo ka rëndësi të madhe për plotësimin e nevojave të banorëve të Gazi Babës dhe Haraçinës

3 min read
Loading...

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, mbajti fjalim me rastin e hapjes solemne të pompës së benzinës “Luk Oil Maqedoni” në rrugën rajonale Shkup-Kumanovë.

Në bashkëngjitje e dërgojmë fjalimin Kryeministrit.

“Pompën e parë të benzinës kam pasur nderin të hap në vitin 2008 të largët, 11 vjet më parë, si kryetar komune i Strumicës, sot këtu kam nderin si Kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të hap pompën e 31 të benzinës “Luk Oil Maqedoni”.

Por, më lejoni në fillim të falënderoj dhe uroj fjalimin e suksesshëm në gjuhën maqedonase të ambasadorit Bazdnikin dhe udhëheqësit rajonal të “Luk Oil”, Kuku. Kjo për mua është shumë e rëndësishme, është shprehje e respektit dhe e miqësisë së madhe mes nesh dhe vendeve tona.

Kam nder të veçantë, bashkë me të gjithë ju, sot të shprehim kënaqësinë tonë për lëshimin zyrtar në përdorim të pompës së benzinës “Luk Oil”. Kjo është pompa e 31 e benzinës në rrjetin e objekteve të kësaj kompanie në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Pompa e benzinës “Luk Oil” ka rëndësi të jashtëzakonshme për rajonin dhe do t’i plotësojë nevojat e banorëve të komunës së Gazi Babës dhe Haraçinës, si dhe të gjithë udhëtarëve dhe afaristëve të cilët shpesh përdorin rrugën rajonale Shkup-Kumanovë.

Gjithsesi, me rëndësi është edhe hapja e vendeve të reja të punës si përfitim për qytetarët e komuniteteve lokale në të dy komunat.

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut tashmë janë mësuar me shërbimet e mira në objektet e kësaj kompanie, ku përveç ofertës bazë të derivateve të naftës, ofrohen edhe shërbime të tjera që i ofrojnë objektet bashkëkohore të këtij lloji.

Është shumë me rëndësi të përmendet që pompa e benzinës i plotëson të gjitha kushtet e nevojshme për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Është ndërtuar me pajisje të cilat kanë karakteristikat ekologjike më të larta dhe mundësojnë rekuperim të avujve prej benzinët, tëndalojnë rrjedhjen e gasit dhe sistem kundër zjarrit për mbrojtje në nivel më të lartë.

Të nderuar,

Kjo është mundësi e mirë me disa fjalë të kujtojmë bashkëpunimin e mrekullueshëm me kompanitë të cilat vinë nga Federata Ruse, si dhe bashkëpunimin parimor me Federatën Ruse.

Federata Ruse është partner i rëndësishëm i RMV-së, me të cilin realizojmë bashkëpunim tregtar intensiv, dhe i cili vazhdimisht ka shënuar një vlerë konstante.

Jemi të bindur se inkurajimi, i tashmë nevojës së konstatuar për inicimin e një procedure për lidhjen e Marrëveshjes për Tregti të Lirë me Federatën Ruse, do të jetë me interes reciprok për të dyja vendet.

Federata Ruse është treg i madh dhe konsumator për potencialet komplementare që ka ekonomia maqedonase, në pjesën e industrisë kimike, në prodhimin e ilaçeve dhe preparateve, dhe sidomos në pjesën e prodhimit dhe përpunimit të produkteve ushqimore bujqësore, duke përfshirë interesin e tregut rus për verërat nga vendi ynë.

Republika e Maqedonisë së Veriut është e interesuar për avancimin e ekonomisë për bashkëpunim, shkëmbim tregtar dhe për tërheqjen e investime të drejtpërdrejta ruse.

Për atë qëllim, do ti intensifikojmë komunikimet për të prezantuar mundësitë për investim në vendin tonë që të takohemi në raste tjera, kur promovojmë projekte me interes të përbashkët.

Kjo pompë e 31-të e benzinës, është shembull i mrekullueshëm për avancimin dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Shpresoj që do të jetë motivim i mjaftueshëm edhe për investitorë të tjerë nga Federata Ruse, të cilët janë të mirëseardhur në vendin tonë.

Të punësuarve ju uroj punë të mbarë dhe uroj të mirëmbajnë standardet dhe cilësinë për të cilat kjo kompani është e njohur në vendin tonë. “