Kryesia e FR BDI-së miratoi organogramin drejtues

vull

Kryesia e Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim, e zgjedhur në Kuvendin Zgjedhor në datë 28.04.2019, sot në Selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë mbajti mbledhjen konstituive në të cilën mori pjesë Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti.


Të pranishmëve z. Ahmeti ju drejtua me fjalë përshëndetëse duke ju uruar punë të mbarë dhe suksese në mandatin e tyre. Mbështetja e pakushtëzuar nga ana e tij nuk do të mungojë.

Kryesia e Forumit Rinot BDI njezëri miratoi organogramin drejtues të Forumit Rinor përfshirë këto departamente drejtuese:
1. Departamenti për Politika Rinore i udhëhequr nga Drilon Lleshi
2. Departamenti organizativ i drejtuar nga Florent Bislimi
3. Departamenti për marrëdhënie me publikun i udhëhequr nga Nexhbudin Nuredini
4. Departamenti për mobilizim i udhëhequr nga Valbona Zendeli
5. Departamenti për bashkëpunim i udhëhequr nga Jetmir Asani

Ndërsa të gjithë anëtarët e Kryesisë së Forumit Rinor të BDI-së si dhe anëtarët e tjerë në degët e Bashkimit Demokratik për Integrim do të marin pjesë në sektorët në kuadër të departamenteve të lartëpërmendura.

Gjithashtu u diskutua edhe për përpilimin e Statutit, Platformës dhe Programit të Forumit Rinor BDI, ku të gjithë anëtarët dhanë propozime konkrete të cilat do të shqyrtohen në periudhën në vijim.

Në fund, Kryesia e Forumit Rinor BDI vendosi që mbrenda 10 ditëve të ardhshme të vijojë procesin e anëtarësimit të rinisë në kuader të Bashkimit Demokratik për Integrim me çka ftohen të gjithë të rinjtë të bëhen pjesë e strukturës së partisë më të madhe shqiptare në vend dhe të bëhen pjesë e ndërtimit të Bashkimit Demokratik për Integrim të 20 viteve të ardhshme.

Next Post

Bekteshi:Një mjedis më të favorshëm biznesi për gratë Sipërmarrëse

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ishte pjesë e Forumit rajonal të biznesit për gratë sipërmarrëse organizuar nga Programi për gratë sipërmarrëse të Ballkanit Perëndimor, me qëllim të shkëmbimit të përvojave midis përfaqësuesve të institucioneve financiare dhe grave sipërmarrëse të përfshira në program. Duke folur për rëndësinë e Programit të Sipërmarrësisë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: