Kryetari Dehari: Edhe 38 milionë denarë për projekte për Kërçovën

Kohanews Admin

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, e fillon ditën me takimin me z. Ramiz Rexhepi dhe lajmin e mirë, duke publikuar projektet për realizim me Byronë për Zhvillim Rajonal, që kanë vlerën e përgjithshme prej 38 milionë denarëve.

Kryetari Dehari ka evidentuar projektet e përfshira në këtë bashkëpunim, janë ndërtimi i urës, qendra rekreative, ndërtim rruge, terren sportiv e projekte të tjera në lokalitete të ndryshme.

Postimi i plotë i kryetarit Dehari:

…dhe sot e nis ditën me plot përmbushje shpirtërore e krijuar nga bashkepunimi i thellë me
Byron për Zhvillim Rajonal dhe Drejtorin e palodhur, shokun tonë Ramiz Rexhepi për jetësimin e projekteve që kanë të bëjnë me ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarit:

  • Ndërtimi i urës pas qendrës së karburantit “ Pucko Petrol “,
  • Ndërtimi i Qendrës rekreativo – sportive, parku në Lagjen Kalendaricë,
  • Ndërtimi i rrugës Strellcë / Garanë – Shitovë,
  • Ndërtimi i terrenit sportiv në Lagjen Rashtan, pas Postës,
  • Riparimi i shkollës në fshatin Baçisht.
    Vlera e përgjithshme 38 000 000 den.
    Zemra mal.
    Ju duam me punë.
Next Post

Agjenda e gjelbër edhe në autokampin Livadhishtë

Strugë, 14 qershor – Në prag të hapjes zyrtare të sezonit veror veçmë po i finalizojmë punimet për riparimin e objekteve në kuadër të Autokampit Livadhishtë, kështu informon Adem Avziu, drejtori i Elem Turs. Pjesë e agjendës dhe në listën e prioriteve për këto hapësira janë ndërhyrjet që po realizohen, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: