Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Kryetari Dehari me nivelin qendror shënojnë 20 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit

1 min read

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ka njoftuar se së bashku me Zëvendëskryeministrin e parë dhe Ministrin për Sistem Politik dhe Mardhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi realizoi me sukses panel diskutim me temë: “Decentralizimi para dhe pas Marrëveshjes së Ohrit”.

Marrëveshja e Ohrit, e krijuar pas Luftës së UÇK-së, vuri në prioritet drejtat e shqiptarëve dhe perspektivës së jetës së përbashkët, të shqiptarëve, maqedonasve dhe të tjerëve në shtetin e përbashkët.

Postimi i plotë i kryetarit Dehari:

Me rastin e 20 vjetorit të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, Komuna e Kërçovës në bashkëpunim me Ministrinë për Sistem Politik dhe Mardhënie Ndërmjet Bashkësive realizoi me sukses panel diskutim me temë:
“Decentralizimi para dhe pas Marrëveshjes së Ohrit”.