Kryetari Dehari ndërton rrugë në zonat malore, në fshatrat më të largëta

Blerand Rexhepi

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ka përuruar rrugën e Qafës, zonë kodrinore-malore, drejt kufirit administrativ të Gostivarit, duke e quajtur këtë vend edhe si atraksion turistik dhe rehabilitues.

Kryetari Dehari me foto nga vendi i ngjarjes, ka paraqitur ndërtimin e kësaj rruge, ndër projektet më të mëdha të komunës, rrugë me gjatësi 4 km.

Postimi i plotë i kryetarit Dehari në fb:

Ju rikujtojmë…
Qafa,vend që meriton kujdes ,shërbim dhe rrespekt, edhe pse administativisht i takon Gostivarit,me shpirt dhe me zemër jemi bashkë! Për të respektuar të kaluarën tonë të lavdishme dhe për të ndërtuar të ardhmen e përbashkët,fshatit të Sulltanës nga pjesa e Kërçovës ia ndërtuam një nga projektet më të mëdhaja.
– rreth 4 km rrugë deri në kufirin administrativ me të gjithë standardet, edhe pse vend i rëndë kodrinoro-malor!
– nga një vend i lënë në harresën e kohës ,sot Qafa po ndërtohet dhe po i ngjan një atraksioni turistik dhe rehabilitues!
Për asgjë tjetër, vetëm për respektin ndaj Jush dhe të kaluarës sonë,
Të mirën na e solli puna dhe me punë sjellim të mira.
Me punë ju duam!

Next Post

Kush e “hanger” Dardaninë shqiptare?

NGA: PROF.DR.MEHDI HYSENI *** Kryeministri i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti bëri shumë mirë që pranoi në bisedë kryetarin e LSD-së së Vojvodinës, Nenad Çanak, i cili e njeh pavarësinë e Kosovës. Gjithashtu, do të kishte bërë mirë sikurse ai me presidenten Vjosa Osmani dhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca t’i […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: