Kryetari Dehari, nuk ndalet, prezanton shumë projekte të realizuara

Kohanews Admin

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ka prezantuar projektet e shumta, të cilat janë realizuar, të cilat thotë ai se janë projekte të realizuara për fjalën e dhënë dhe detyrimeve të tij ndaj qytetarëve.

Kryetari Dehari pas projekteve në lagjen e qytetit “Pashinë e Epërme”, rruga dhe sheshi “Fitim Kadriu” dhe punimeve në shkollën “Milto Gurra” në Cërvicë, duke paralajmëruar sanimin e rrugëve në Zajaz.

Postimi i plotë i kryetarit Dehari:

Dhe tani pas përfundimit të punimeve në lagjen e qytetit Pashinë e Epërme, kanalet kulluese, rrugët dhe sheshi në rrugën “ Fitim Kadriu “, duken kështu!
Mundësi për parkim dhe për çdo aktivitet tjetër!
Ndërkohë, mbretresha e dijes SHF “ Milto Gurrra “ në Cërvicë, po vjen me pamje krenarie!
Dhe nesër na prit Zajaz, me ndërtim dhe sanim rrugësh!
Nuk ndalemi me kaq!
Jo për zgjedhjet e ardhshme, por për fjalën e dhënë dhe detyrimeve ndaj jush!
Ju duam vetëm me punë!

Next Post

Fatmir Dehari përmbyll javën në Çerdhen e qytetit

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ka përmbyllur javën në një ambient të jashtëzakonshëm, në Çerdhen e qytetit, duke potencuar se është plotësim shpirtëror për të. Z. Dehari ka potencuar se ishte ditë e veçantë “organizimi i një dite me fëmijët nga mosha 9 muaj deri në 6 vjeç, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: