Kryetari Dehari për Lagjen “Ivandoll” e gatshme siç e meritojnë mërgimtarët

Kohanews Admin

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ka njoftuar qytetarët se javën e ardhme priten ndryshime cilësore në Lagjen e re “Ivandoll” ku po ndërtojnë kryesisht mërgimtarët.

Sipas kryetarit Dehari, kjo lagje do të kompletohet me tërë projektin modern dhe infrastrukturën që këtë lagje e bën me standarde të larta, çfarë i kanë mërgimtarët në Evropë.

Postimi i plotë i z. Dehari:

Lagjja më e re qytetit “ Ivanidoll “, ku kryesisht investitor janë mërgimtarët tanë!
Tani ajo po ndërtohet me duart tona nga fillimi dhe javën që vjen do të marri pamjen e bukur ashtu siç e meritojnë mërgimtarët tanë!
Kemi ndërtuar ujësjellësin,
Kemi ndërtuar kanalizimin fekal,
Kemi bërë gati rrugën për asfaltim ,
Shtigjet e këmbësorve ( trotuaret ),
Ndriçimin publik,
Pjesë e Evropës në Kërçovë!
Jo për zgjedhjet e ardhshme, por për respekt ndaj Jush dhe fjalën e dhënë!
Gjithmonë me punë do ju duam!

Next Post

Vijon puna në Rrugën e Arbrit, segmenti në Xibër bëhet gati për asfalt

Të gjithë banorët e Qarkut Dibër janë me sytë nga rruga e Arbrit dhe mezi presin përfundimin e saj që të jetë e kalueshme për të lëvizur drejt Tiranës dhe anasjelltas. Tashmë traseja e kësaj rruge është hapur e gjitha, ndërsa po punohet në tunelin e Murrizes, i cili ka […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: