Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Kryetari i Dijanetit të Turqisë viziton Xhaminë e Larme,pritet nga Myftiu i Tetovës Prof.Dr. Qani ef. Nesimi

1 min read

Sot më 18.06.2021 (e premte), Myftiu i Tetovës Prof. Dr. Qani ef. Nesimi me bashkëpunëtorët, bashkë me Kryetarin e BFI-së, Reisul-Ulema H. hfz. Shaqir ef. Fetai me bashkëpunëtorët, në hapësirat e Xhamisë së Larme pritën në vizitë Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, Prof. Dr. Ali ef. Erbash.

Në këtë vizitë Myftiu i Tetovës i shprehi mirëseardhje Kryetarit të Dijanetit të Turqisë, me të cilin biseduan për vlerën e Xhamisë së Pashës dhe shumë çështje tjera të kohës. Myftiu i Tetovës mysafirit i dhuroi edhe një pikturë me pamje të Xhamisë së Çarshisë të qytetit të Tetovës, e prishur më 1965 nga ana e regjimit komunist.