Kryetari i këshillit të komunës së Tetovës z. Memeti organizon aksion humanitarë

Blerand Rexhepi

Me iniciativ të Kryetarit të Këshillit të Komunës së Tetovës z.Bekim Memeti dhe me përkrahje të të gjithë këshilltarëve nga të gjitha subjektet politike sot me sukses realizuan aksionin humanitar, ku për një periudh të shkurt kohore prej dy ore ata arritën të tubojnë tesha për fëmijë dhe të rritur dhe një shumë të konsiderueshme të hollash.

Të njëjtat më pas iu dorëzuan shoqatës humanitare El Hilal dega Tetovë e cila më tej do të bëjë shpërndarjen e të njëjtave sipas prioritetit të tyre .Kryetari i Këshillit , falemenderoi përzemërsisht të gjithë këshilltarët që iu përgjigjën pozitivisht ftesës dhe morrën pjesë në këtë aksion humanitar.

I cili në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit don të thotë shumë për nevojtarët. Ai gjithashtu paralajmëroi se aktivititete të këtilla në të ardhmen do të shpeshtohen dhe jo vetëm në këtë drejtim po edhe në fusha tjera, sidomos nga jeta shoqërore.

Next Post

Shaqir Palushi në përkujtim të 28 dëshmorëve: Dhimbja e njëjtë si para 20 vitesh, krenaria më e madhe

Në Suharekë, në fshatin Savrovë, në 20 vjetorin e rënies heroike, janë përkujtuar 28 dëshmorët dhe martirët e lirisë. Në këtë përkujtim, morën pjesë qytetarë të shumtë, ndërsa veprimtari e biznesmeni i shquar i kësaj ane, Shaqir palushi, ka shkruar në rrjetin social se “Dhimbja për ta është e njëjtë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: