Sot, 19 gusht 2020, Kryetari i Komunës së Studeniçanit realizoi takim pune me myftiun e Shkupit Dr. Qenan Ismaili.
Si temë e parë për të cilën u bisedua në këtë takim ishte organizimi i fundit i grumbullimit të mbetjeve organike të kurbanëve me rastin e festës së Kurban Bajramit.
“Jemi mirënjohës për mbështetjen tuaj gjatë këtij procesi që kërkon angazhim dhe përkushtim serioz. – u shpreh Myftiu
“Ne si komunë e Studeniçanit, nëpërmjet ndërmarrjes sonë komunale “Studeniçani” që operon në tërë vendbanimet e këtij rajoni jemi munduar që ta kryejmë këtë obligim fetar duke shfrytëzuar gjitha kapacitetet tona të mundshme që i disponojmë.
Ju them haptazi që komunën e Studeniçanit do ta keni gjithmonë në shërbim dhe ta konsideroni si shtëpinë tuaj!” – tha mes tjerash z. Azem Sadiku
Në fund të takimit, duke u dakorduar për bashkëpunimin e mëtutjeshëm institucional, Myftiu i dhuroi mirënjohje në emër të institucionit z.Sadikut, për përkahjen e dhënë gjatë festës së Kurban Bajramit, në menaxhimin e situatës me mbetjet organike të kurbanëve.