Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi: Gëzuar festa e Krishtlindjes!

vull

Të nderuar qytetarë, pjesëtarë të konfesionit ortodoks,

Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut t’ju drejtoj urime të sinqerta me rastin e festës së madhe krishtere, Lindja e Krishtit – Krishtlindja. Ju uroj shëndet të mirë, paqe dhe qetësi shpirtërore, përparim personal dhe kolektiv. Festa le të jetë edhe një arsye më shumë që të ndani momente të bukura festive me më të afërmit dhe më të dashurit e juaj, çdoherë duke u udhëhequr nga mendimi i shtrenjtësisë së gëzimit dhe ngrohtësisë që gjejmë në shtëpinë tonë. Me festimin e Krishtlindjes kremtohet qëllimi i mirë, bërja e veprave të mira, solidariteti dhe humanizmi, dashuria. Kremtohet besimi se viti që e lamë pas, na mundësoi të kuptojmë se sa e brishtë është jeta e njeriut dhe sa të rëndësishëm janë uniteti dhe mbështetja e ndërsjellë. Kremtohet shpresa se në vitin e ri, nuk do të vihemi para sfidave tjera që e vështirësojnë rrugën tonë kah ardhmëria e ndritur.

Gëzuar festa e Krishtlindjes!

Me respekt,

Next Post

Koalicioni ASH-AAA : Dikur në komunizëm kërkesave legjitime të shqiptarëve u përgjigjeshin UDB, OZNA sot MPB-ja

Të nderuara media, Të nderuar qytetarë, Ndarja e pushteteve është në bazën e demokracive liberale, por siç duket kjo e jona as liberale është, e as demokratike, e s`do mend që është shumë larg ndarjes së pushteteve dhe mos ndërhyrjes tek njëra tjetra. Këtu në Maqedoninë e Veriut, vendin pretendent […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: