Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi: Ngushëllimepër largimin nga kjo botë e shokut tim të dashur Enver Maliqi

vull

Të nderuar qytetarë,

Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të shpreh ngushëllimet e mia të thella për largimin nga kjo botë e shokut tim të dashur Enver Maliqi, nënkryetar i Qytetit të Shkupit, afarist i respektuar, konsull nderi i Meksikës, humanist dhe mbështetës i njerëzve në nevojë.

Jeta është dhuratë e mbështjellë me shtresa të shumta të letrës dekorative. Çdo heqje e shtresës në vijim, sjell surpriza nga më të papriturat. Herë janë të lumtura, inkurajuese, motivuese dhe shtytëse për të ecur para, por, herë janë aq pikëlluese, trishtuese dhe aq të paparashikueshme që të lënë pa fjalë dhe pa fuqi për të ecur më tej. Por, njerëz si i nderuari Enver Maliqi janë njerëz që të mësojnë se si duhet ta duash, ta çmosh dhe ta ndash çdo moment të shtrenjtë me të afërmit, me bashkëpunëtorët, me miqtë, të njohurit dhe të panjohurit, thjesht vetëm me një shtrirje dore të mbështetjes. Janë veprat ato që mbahen mend, është energjia pozitive ajo që të jep vullnet dhe Enveri i posedonte dhe i reflektonte  të gjitha. Humbja është e madhe për familjarët, për miqtë, bashkëpunëtorët dhe të gjithë ato që i preku në jetë bamirësia e humanistit të dalluar.

Prehu në paqe mik i çmuar i njerëzimit.

Me respekt,

 

Next Post

Komuna e Zhelinës, e para komunë rurale në Maqedoninë e Veriut që pajiset me Platformën GIS (Geographic information system).

Fjala është për aplikimin e sistemit digjital në aspektin e iformacioneve të urbanizmit dhe të gjitha dokumenteve tjera që ndërlidhen me parcelizimin e tokave, ekstrakt planeve, vijave kadastrale, ndërtimeve të egra, etj. Kjo Platformë do të mundësojë shërbimin më efikas, më të shpejtë dhe më transparent të komunës së Zhelinës […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: