Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami i shoqëruar nga deputeti, Bastri Bajrami pritën në takim ambasadorin e Austrisë në Shkup, Georg Woutsas.

vull

Në takim u diskutua për situatën aktuale politike në vend, proceset integruese si dhe për sfidat me përballjen me pandeminë Covid 19.
Kryetari Kasami e njoftoi shkëlqesinë e tij, Woutsas për kontributin e Lëvizjes BESA si parti e qeverisë në proceset e rëndësishme të vendit për integrim sa më të shpejtë në strukturat euro- atlantike.
Ambasadori edhe njëherë shprehu përkrahjen e Austrisë në procesin e intehtimit të Maqedonisë së Veriut për në BE dhe mbështetjen për tejkalimin e situatës me Bullgarinë.
Lëvzja BESA do të vazhdojë edhe më tutje të angazhohet fuqishëm në të gjitha proceset edhe për tejkalimin e krizës me pandeminë Covid 19 si dhe në sfidat e tjera. Palët u dakorduan që takime të tilla të realizohen edhe në të ardhmen.
Next Post

Hfz. Shaqir Fetahu zgjidhet kryetar i BFI

Hfz. Shaqir Fetahu zgjidhet kryetar i BF Në një proces të qetë dhe transparent në hapësirat e Bashkësise Fetar Islame në Shkup janë zhvilluar zgjedhjet për kreun e BFI -së. Pas votimit garën për kreun e BFI – së e fitoi hfz. Shaqir Fetahu kundrejt kundërkandidatit të tij, muftiut të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: