Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, sonte qëndroi në Trebosh të komunës së Zhelinës

vull

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, sonte qëndroi në Trebosh të komunës së Zhelinës, ku mbajti mbledhje me strukturat dhe shtabin e degës. Kryetari Thaçi para të pranishmëve tha se vendi bashkë me të edhe shqiptarët, janë në prag të inkuadrimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe këto zgjedhje janë finishi i vërtet i këtij integrimi. Sipas tij, dalëngadalë të gjithë po i bashkangjiten rrugës së PDSH-së, e cila gjithnjë ka deklaruar se Maqedonia nuk mund të jetë shtet një etnik dhe nuk mund të ekzistojë shtet pa fituar edhe shqiptarët të drejta të barabarta me të tjerët. Programi dhe platforma e PDSH-së, tashmë janë në realizim e sipër. Maqedonia e Veriut po hapëron drejt NATO-s ku pret të bëhet anëtare deri në fund të vitit dhe pas këtij procesi, krijohen kushte që shqiptarët të fillojë të kërkojnë të drejtat e tyre, e që sipas platformës së PDSH-së janë dy shtyllat kryesore që duhen realizuar vendimmarrja me konsensus në parlament dhe instutucione të tjera dhe ndarja e drejtë dhe proporcionale e buxhetit, atëherë shqptarët do e kenë perspektivën e qartë. Pas zgjedhjes së presidentit dhe ky kandidat që ne mbështesim nuk është koksensual por është kandidat I partive qeveritare që hapur ka mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, pra pas këtij procesi , nis një tjetër proces por ju e kuptoni që pa antëtarsimin në strukturat euroatlantike, kërkesat tona janë jo kuptimplote.

Rrumbullakësimi I këtij procesi I takon PDSH-së. Ne kërkojmë që mbështetja të demostrohet në këto zgjdhje presidenciale, dhe më pas shqiptarët bashkë me PDSH-në kanë një obligim madhor që BDI-në ta çojnë në opozitë”, tha kryetari Menduh Thaci , duke kërkuar mobilizim këtë herë për të mbyllur këtë pjesë të procesit që më pas t’I hapet rrugë pjesës kryesore kërkimit të barabarësisë reale në shtet.

Next Post

Afrim Gashi merr pjesë në kuvendin e 140-të të Unionit Interparlamentar

Këto ditë (6-10 prill) një delegacion i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë po merr pjesë në Kuvendin e 140-të të Unionit Interparlamentar, që sivjet mbahet në Doha. Në kuadër të delegacionit është edhe kryetari i Alternativës, Agrim Gashi, i cili, në kuadër të Unionit, është pjesë e Komisionit për Paqe […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: