Kryetari i PDSH-së, z. Menduh Thaçi priti në selinë e partisë në Tetovë, ambasadorin e Shqipërisë në vend, z. Fatos Reka. 

vull

Në takim u bisedua për rolin mbështetës të Shqipërisë për Maqedoninë e Veriut drejt qëllimeve të përbashkëta Euro-Atlantike, zgjedhjet e parakohshme të 12 prillit dhe çështje tjera me rëndësi për Ballkanin Perëndimor.

Duke pasur parasysh se Shqipëria ka marrë udhëheqësinë e OSBE-së për vitin 2020, ambasadori Reka ofroi mbështetje për zgjedhje të lira dhe demokratike në zgjedhjet e parakohshme parlamentare duke potencuar se bashkëpunimi i ngushtë fqinjësor është rruga e duhur.

 Kryetari i PDSH-së shprehi rëndësinë e zgjedhjeve të parakohshme për zhbllokim të procesit integrues në muajin maj të këtij viti. Ai gjithashtu çmoi përkrahjen e vazhdueshme të shtetit shqiptar dhe bashkëpunimin mes dy vendeve. 

Next Post

Klubi Volejbollistik "Universiteti i Tetoves" arinë që të sjellë në radhët e sajë reprezentuesin Ivan Andres Hurtado Mina nga Kolumbia

Klubi Volejbollistik “Universiteti i Tetoves” arinë që të sjellë në radhët e sajë reprezentuesin Ivan Andres Hurtado Mina nga Kolumbia. Lojtari vjen nga ekipi Alfaisaly nga Arabia Saudite, sezonin 2018/19 lojtari ishte pjesë e ekipit të Budvës të Malit Zi që arriti të shapllet kampion dhe fitues i kupes. Mos […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: