Kryetari Merko me projekte të reja edhe në fushën e shëndetësisë

vull

Kryetari I Komunës së Strugës, Ramis Merko përveç projekteve infrastrukturore që ka realizuar së fundmi realizon edhe proekte të tjera në fusha tjera. Projekti rradhës, pas projektit të ndërtimit të spitalit të ri, dokumentacioni I të cilit është në përfundim dhe i njëjti pritet të realizohet së shpejti, ka të bëjë me një qendër rehabilitimi.

Kryetari Merko mbajti takim me kardiokirurgun e mirënjohur dr.Omer Xhemaili i cili vepron në Zvicër.
Në takim u bisedua për ndërtimin e një qendre për rehabilitim ,investim zvicerian në vlerë prej 8 milionë euro në mundësi zgjërimi.

Gjithashtu u bisedua që personeli profesionist të jetë nga Zvicra dhe të udhëhiqen nga kardiokirurgu Xhemaili, ndërsa personeli ndihmës dhe ai teknik do të jenë nga Struga, me çka krijohen mundësi pune për banorët e Komunës së Strugës.

Next Post

OSMANI: BASHKËPUNIMI NDËRKUFITAR KONTRIBUON NË ZHVILLIMIN E GJITHË RAJONIT

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani sot mbajti takim të përbashkët pune me Zëvendësministrin për Vetëqeverisje Lokale, Dejan Pavleski dhe me përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian në vend, në të cilën diskutuan për thirrjen e parë për propozim projektet në kuadër të Programit IPA 2 për bashkëpunim […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: