Kryetarja Arifi: Prej sot Tetova me transport të organizuar urban

Kohanews Admin

Një ëndërr e bërë realitet për Tetovën që për banorët vjen si një lehtësim i madh në transportin urban.

Këtë lajm të madh e ka ndarë vetë kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi e cila për shkak të infektimit me Covid, nuk ka qenë në këtë ceremoni të veçantë pasi qëndron e izoluar sipas protokolleve.

Prej sot Tetova me transport të organiziar urban! është shprehur Arifi

3 linja qarkullimi dhe 5 autobusë do të jenë në shërbim të qytetarëve për të lëvizur brenda qytetit, nga ora 06:00 deri 20:00!

Për 10 ditët që vijnë qytetarët do të mund të shfrytëzojnë autobusët pa pagesë, për sa do të zgjasë edhe pilotimi, duke inkurajuar qytetarët që të përdorin autobusët në vend të veturave ka thënë e para e Komunës.

Më mirë, më shpejtë, më lirë! Kudo në qytet, shpejt dhe sigurt! është shprehur Arifi.

Next Post

Zëri i Amerikës: Pse Marrëveshja e Ohrit është jetike për Maqedoninë e Veriut?

Marrëveshja e Ohrit e arritur para njëzet vjetësh, e pengoi ndarjen e Maqedonisë së Veriut në vitin 2001. Ajo u mundësoi më shumë të drejta shqiptarëve të kësaj republike, ndërsa njohësit e rrethanave politike në Shkup thonë se marrëveshja duhet vazhdimisht të mbindërtohet dhe të ruhet e respektohet fryma e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: