KSHZ e BFI-së nuk e ka verifikuar kandidaturën e Muharem Eminit për reis, në garë mbeten Shaqir Fetahu dhe Qani Nesimi

vull

Ish imamit nga Straçinca, Muharrem Eminit, nuk i është verifikuar kandidatura për reis të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut për shkak se nuk i ka plotësuar kushtet e kërkuara. Në zgjedhjet që do të mbahen nesër në ora 10:30, anëtarët e Rijasetit të BFI-së do të votojnë për dy kandidatë, myftiun e Gostivarit dhe u.d. kryetarin aktual, Shaqir Fetahu dhe myftiun e Tetovës Qani Nesimi, njofton Portalb.mk.

Komisioni Zgjedhor i BFI-së ka mbajtur mbledhje për t’i shqyrtuar kandidaturat e arritura për zgjedhjet e reis ulemasë. Deri tek ata kanë arritur tre kandidatura, dy prej tyre janë verifikuar, njëra jo, për shkak të mosplotësimit të të kritereve të kërkuara.

“Gjithsej ka pasur tre kandidatura, njëri prej kandidatëve, Muharrem Emini për shkak se mungesës së përvojës së punës në BFI – pra kërkohet 10 vjet përvojë pune, kështu që nuk iu verifikua kandidatura. Dy të tjerëve u verifikua”, thotë për Portalb.mkSelver Xhemaili, shef i Kabinetit të kryetarit të BFI-së./portalb

Next Post

17 Nëntori i viti 1944 i kthyer padrejtësisht në ditë pushtimi, ditë tërbimi e tmerri komunist!

Këtë ditë, ata që luftën e kishim kthyer në luftë vëllavrasje për pushtet, duke tradhëtuar çdo ideal të atyre që kishin luftuar për komb dhe atdhe, e nisën me vrasje intelektualësh e nacionalistësh, martirëve të sotëm që jo pak i kishin dhënë luftës. Krahas këtyre masakrave, po me 17 Nëntor, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: