“Ku je, ku je biri im” me zë trishtues thirrte një grua në tragjedinë që tronditi Maqedoninë

KohaNews

Vetë e kam nxjerrë djalin tim nga autobusi. Ai më thirri në telefon dhe vetëm tha: “Nuk e di se çfarë ka ndodhur, kemi pasur një aksident”. Unë menjëherë jam nisur nga Gostivari në Karpalak dhe nxora djalin tim nga autobusi, përcjell TetovaSot.

Kështu rrëfen ngjarjen babai i njërit prej djemve të plagosur në tragjedinë që ndodhi në autostradën Shkup-Tetovë, ku humbën jetën 14 persona dhe mbeten të plagosur 32 të tjerë katër prej të cilëve luftojnë për jetë.

Ndryshe nga ai, shumë qytetarë nga Gostivari që erdhën në vendin e ngjarjes nuk gjetën të dashurit e tyre.

“Sashe, ku je Sashe”, mes lotësh thirrte një grua djalin e saj, e cila zbriti në pjesën e pjerrët në rrugën e vjetër.

Next Post

Jozyrtarisht, në mesin e vikkttimave është edhe një 29 vjeçare nga Tetova

Edhe një preson ka ndërruar jetë gjatë natës duke e çuar në 15 numrin e përgjithshëm të udhëtarëe që kanë ndruar jetë në autobusin që u rrokullis mbrëmë në afërsi të fshatit Llaskarcë. Në mesin e tyre, jozyrtarisht është edhe 29 vjeçare nga Tetova. Ndërkohë, dhjetëra të lënduar ende janë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: