Kuvend, vazhdon seanca për votimin e ministrave dhe zv/ministrave

vull

Kuvendi sot në mesditë vazhdon mbledhjen e 110 ku në rend dite do të jetë zgjedhja e anëtarëve të Qeverisë, gjegjësisht plotësimin e vendeve vakante.

 

Kryeministri Zoran Zaev ka propozuar Nina Angelovskën për ministre të Financave dhe Hisen Xhemailin për ministër pa resor, si dhe tre zëvendësministra: Kiril Kolemishevski, Elizabeta Naumovska dhe Nexhad Mehmedoviq. Në këtë seancë pritet të votohet edhe zëvendësguvernatori i Bankës Popullore, ku për një mandat të ri është propozuar sërish Fadil Bajrami.

 

Seanca parlamentare për plotësimin e kabinetit qeveritar të kryeministrit Zaev dje filloi dhe vazhdoi deri vonë me debate të ashpra midis pozitës dhe opozitës. Kjo e fundit kërkoi sërish zgjedhje të parakohshme parlamentare, derisa kryeministri Zaev dhe deputetët e shumicës nënvizuan prioritetet që ka vendi në planin e anëtarësimit të plotë në NATO si dhe datën për fillimin e bisedimeve me BE-në.

Next Post

NQP fillon me itinerarin dimëror, nga e hëna vlejnë biletat falas për nxënësit e shkollave të mesme

Ndërmarrja e Qytetit për Transport “NQP – Shkup” informoi se prej sot autobusët e transportit publik do të qarkullojnë sipas itinerarit të dimrit, në pajtim me vendimin për transportin linjor të udhëtarëve në Shkup. Itinerari i autobusëve të NQP, si edhe i transportuesve privatë, mund të shihet në ueb faqen […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: