Kuvendi ja kur do ti miratojë pensionet sociale 6 mijë denarë dhe ndihmat prej 12 mijë denarë

vull

Diskutim publik për propozim-ligjin për mbrojtjen sociale sot do të mbahet në Kuvend, ku do të merr pjesë edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska.

Propozim-ligji për mbrojtjen sociale është një nga tre ligjet rregullativ të reformës sociale, me të cilat transformohet shoqëria dhe mënyra në të cilën shteti kujdeset për kategoritë e prekshme, por pritet të vendoset edhe ndarje e drejtë e mjeteve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, e cila përgatiti reformën sociale, pret që deputetët në të ardhmen e afërt të miratojnë ligje që mundësojnë reforma sociale dhe që pritet të sigurojnë një jetë më cilësore për të gjithë qytetarët.

Sipas vlerësimeve të MPPS-së, me reformën sociale 400 mijë qytetarë do të tërhiqen mbi vijën e varfërisë, por për çdo fëmijë do të ofrohen mundësi të barabarta.

Next Post

Haziri ngushëllon familjen Syla me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Riza Syla

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Syla me rastin e ndarjes nga jeta të ish-drejtorit për Punë Sociale dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Riza Syla. “E nderuara familje Syla, Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-drejtorit […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: