Kuvendi miratoi tre ligjet të cilat Ivanov nuk i kishte dekretuar

vull

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 97-të në lexim të tretë miratoi tre ligje që ishin kthyer në Parlament sepse ish-presidenti Gjorge Ivanov refuzoi të nënshkruajë dekretet për hyrjen e tyre në fuqi.


Në seancë janë miratuar Ligjet për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ligji për qasje të lirë deri tek informacionet me karakter publik dhe Ligjin për mbikëqyrje inspektuese.

Këto tre ligje janë një pjesë e ligjeve të cilat ishin miratuar në periudhën e kaluar, por nuk hynë në fuqi për shkak të mosnënshtrimit të dekreteve nga ana e ish-presidentit Ivanovit, i cili kishte deklaruar se nuk do të nënshkruante asnjë dokument ku përmendej emri i ri i shtetit, respektivisht, Republika e Maqedonisë së Veriut.

Next Post

Osmani – Која: Hulumtim mbi paragjykimin etnik në gjyqësor (FOTO)

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani realizoi takim me ambasadorin e Misionit të OSBE-së, Klemens Koja Osmani dhe Koja biseduan për mënyrën dhe metodologjinë për zbatimin e projektit për statistikat dhe analizë  kualitative të vendimeve gjyqësore, për  përcaktimin e objektivitetit të paragjykimeve sipas përkatësisë etnike të të  akuzuarve, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: