Kohanews

Ke Çfarë Lexon!


Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/gohost/public_html/wp-content/themes/newsphere/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

KVL-UÇK: Ne nuk do të luftojmё kundёr institucioneve, ne do të luftojmё pёr t’i bёrё ato tё pakorruptuara

5 min read

Tё brengosur nga drejtimi gjeneral nё tё cilёn lёviz shoqёria jonë, veçanarisht pёr shkak tё nëpërkëmbjes së ish shokëve të idealit, prapambetjes sё proceseve demokratike, korrupsionit dhe cenzurёs, manipulimit politik  dhe thellimit të modelit johuman qeverisës politik dhe ekonomik, disa ish ushtarë të UÇK-së, ditë më parë themeluan Klubin e Veteranëve të luftës së UÇK-së(KVL-UÇK).

Ata llogarisin qё ekziston nevojё pёr organizata aktive tё cilat do tё merren nё themel me rrёnjёt e kёtyre problemeve dhe do tё kontribuojnё pёr gjetjen e zgjidhjeve tё qёndrueshme, jo vetëm për ish ushtarët e UÇK-së, por edhe për të gjithë qytetarët.

Andaj ne sot realizuam një intervistë me udhëheqësit e kësaj iniciative.

Cili është qëllimi i themelimit të klubit të veteranëve të UCK-së dhe çfarë platforme përmban?

KVL-UÇK: Themelimi i Klubit të veteranëve të UÇK-së erdhi si nevojë imediate për të mbrojtur interesin e nëpërkëmbur të kësaj kategorie në shoqërinë tonë, por angazhimi ynë nuk do të orientohet vetëm në këtë kategori. Prioritetet tona do të shtrihen edhe në sfera tjera, siç janë drejtёsia shoqёrore, pёrparimit të tё drejtave të punёtorёve dhe të drejtave socio-ekonomike tё qytetarёve, do të luftojmë pёr zvogёlimin e varfёrisё; do të kundёrshtojmё rreptëshisht jombrojtjen e vazhdueshme tё ish ushatarëve të UÇK nga pasojat e dёmshme dhe nёnçmimet tё cilat i sjell një pushtet i korruptuar i cili privilegjon pakicën nё shpinë të shumicёs; do të mundohemi pёr barazi tё qytetarёve nё qasjen e tyre deri te burimet, posaçёrisht nё aspektin e pёrdorimit tё tё mirave publike; do të kundёrshtojmё shkatёrrimin e sektorit publik, si dhe keqpёrdorimin e ndryshme pёr arritjen e interesave tё ngushta elitare dhe pasurimet personale. Pa tё drejta socio-ekonomike tё garantuara dhe realizim tё drejtёsisё shoqёrore, mendojmё qё nuk mund tё zhvillohet asnjё kulturё demokratike – nё kushte tё korrupcionit tё lartё dhe partiokratisё, marrёdhёniet klientelistike qartё e definojnё fuqinё nё duart e disave, ndёrsa tё tjerёt janё shitёs tё mundit tё tyrё pёr tё mbijetuar.

 

I paraprinë politika kësaj nisme? Nëse jo sa ushtarë veteran keni tubuar në organizatë dhe sa cilët janë pritshmërit tuaja?

Të nderuar, kjo nismë do të jetë udhërrëfyese për politikën! Ne nuk luftojmё kundёr institucioneve, mirёpo luftojmё pёr t’i bёrё ato tё pakorruptuara, mё tё drejta, mё pёrgjegjёse, mё kompetente dhe mё tё afёrta pёr popullin, gjithmonë duke shfrytëzuar të gjitha mjetet demokratike dhe paqësore. Pyetja juaj do të vlente për organizatat tjera të formuara deri më tani. Ne nuk jemi të tillë, ne jemi veteranët e vërtetë, të cilët i qëndrojnë besnik betimit të dhënë. Tek ne derën e kanë të hapur të gjithë, siç edhe u dëshmua me organizimet e para që i bëmë ku na u bashkangjitën shumcia e veteranëve të luftës së Brigadës 112 Mujdin Aliu, por edhe më gjërë. Ne do të vazhdojmë me shtrirjen tonë. Ne bazohemi nё idenё e krijimit të një shteti socialisht tё drejtё dhe demokratik, nё tё cilёn qytetarёt do tё kenё mundёsi dhe inspirim pёr kyçje aktive nё jetёn shoqёrore dhe do të kenë ndikim nё sjelljen e vendimeve.

Ka shumë ushtarë në burgje dhe që nuk janë amnistuar çfarë masash do të ndërmerrni?

KV-UÇK: Ne sinqerisht duam tё shohim ish ushatrin dhe qytetarin tё lumtur dhe aktiv, tё kenё liri, mundёsi dhe hapёsira publike pёr t’u shoqёruar dhe shprehur qёndrimet dhe nevojat e tyre lirshëm; do të angazhohemi që të gjithë tё jenё të barabartë pa dallim tё pozitave dhe pёrkatёsive tё tyre shoqёrore. Kjo nënkupton edhe angazhimin tonë që shokët tanë t’u jepet mundësia për të dëshmuar pafajësinë e tyre, pasi termi amnesti paraqet diçka tjetër. Pikërisht kjo terminologji neve ish ushtarëve na ka lënë në këtë gjendje në të cilën jemi.

Andaj duke u nisur nga premisa e respektit tё ndёrsjelltё, ftojmё nё veprim tё përbashkët tё gjithё individёt, organizatat dhe subjektet tjera socio-politike, tё cilat nuk durojnё padrejtёsinё e cila nё mёnyrё sistematike e ndёrton thelbin shoqёror nё vendin tonë.

Ekzistojnë OVL-UCK dhe SHVL UCK si e vlerësoni punën e tyre dhe a do të keni bashkëpunim?

Çdo bashkëpunim për ne është i mirëseardhur, pra nuk përjashtojmë edhe bashkëpunimin edhe me këto dy shoqata, por duke i qëndruar besnik parimeve tona për të cilat jemi zotuar se do ti realizojmë deri në fund.

Do të kërkoni bashkëpunim për t’iu ndalë në ndihmë veteranëve të  UÇK-së dhe familjeve të dëshmorëve nga partitë politike?

Do të luftojmё tё jemi gjithmonë e mё shumё nё numёr pёr luftёn kundёr ndarjes sё padrejtё tё resurseve, eksploatimit, dhunёs, racizmit dhe kundёr tё gjitha formave shoviniste-gjinore, nacionale, sociale dhe elitare. E theksojmё edhe një herë se principi ynë është solidariteti i cili bazohet nё respekt tё ndёrsjelltё, shoqёri dhe vetёdije pёr pёrkatёsinё shoqёrore dhe pёrgjegjёsi nё komunitet. Të jem I thukët në pyetjen tuaj të thjeshtë: Po, për veteranët dhe familjet e dëshmorëve ne do të kërkojmë bashkëpunim me të gjithë ata të cilët do të shprehin gatishmëri për të ndihmuar këtë kategori të shoqërisë sonë.

 

Për në fund si e vlerësoni situatën politike dhe a pritni ndryshime pozitive rreth mirqenjes në tërësi të popullit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Situata politike është kjo siç po e sheh gjithsecili, andaj ne në këto momente do të ngremë zërin tonë para ndarjes klasore, padrejtёsisё sociale dhe fundosjes së pёrhershme dhe gjithmonё e mё tё thellё nё varfёri të qytetarёve në përgjithësi në vendin tonë. Ne jemi të brengosur nga drejtimi gjeneral nё tё cilёn lёviz shoqёria jonë, veçanarisht pёr shkak tё prapambetjes sё proceseve demokratike, korrupsionit dhe cenzurёs, manipulimit politik  dhe thellimit të modelit johuman qeverisës politik. Vendi ynë ka nevojë për një qasje pak më ndryshe të të bërit politik, për këtë ne jemi të gatshëm të të angazhojmë edhe potencialin tonë në shërbim të përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve.