‘Lagjja e Trimave’ polici maqedonas bën deklaratën shokuese në Apel

vull

Seanca e Gjykatës së Apelit për rastin Lagja e Trimave ka vazhduar sot, pa prezencën e pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës, të cilët dje në shenjë revolte e lëshuan sallën, shkruan Gazeta Lajm. Deri sa në seancën e djeshme prokuroria ka prezentuar edhe një herë aktakuzën e pandryshuar, seanca e sotme ka vazhduar me paraqitjet e avokatëve mbrojtës.


Avokati i disa prej të akuzuarve në Lagjen e Trimave Elenko Millanov ia rikujtoi gjykatës një ndodhi të çuditshme gjatë gjykimit në shkallën e parë teksa po merrej në pyetje një pjesëtar i njësitit policor që atë ditë kishte shkuar për bastisje në Lagje. Millanov kujtoi se si derisa polici tregonte se kolegu i tij polic kishte arrestuar Beg Rizajn dhe Mirsad Ndrecajn, se si ua kishte vendosur prangat, ishte ndalur rryma.

Dhe pas 20 minutash pauzë, kur polici ishte rikthyer të dëshmojë, atëherë kishte ndryshuar deklaratën dhe fliste për gjëra të tjera. Kjo edhe më shumë e rriste dyshimin për likuidimin e liderëve të grupit pas dorëzimit.

Next Post

Xhaferi: Nuk ka bazë juridike për realizimin e nismës nga Grupi i pavarur i deputetëve të VMRO-DPMNE-së

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, informoi se e ka pranuar dhe shqyrtuar Nismën e Grupit parlamentar të pavarur të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit për Maqedoni më të mirë, e cila ka të bëjë me kërkesën për testim vullnetar të deputetëve në Kuvendin e Republikës së […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: