Lajmërim nga Ministria e Kulturës pas seancës së djeshme të Qeverisë

vull

Ministria e Kulturës, në periudhën prej 1 shtator 2020 deri më 31 janar 2021, për shkak të projekteve të parealizuara dhe dokumentacionit financiar të pakompletuar, ndërpreu kontratat me vlerë totale prej 70,776,722 denarë,ose mbi 1 milion euro.

Ministria e Kulturës, siç kemi informuar deri tani, kreu një revizion të brendshëm. Ministria e Kulturës sipas detyrës zyrtare i dërgoi gjetjet në Sektorin për Inspektimin Financiar në Sektorin Publik në Ministrinë e Financave, në Policinë Financiare dhe KSHPK.

Sipas konkluzioneve të miratuara nga seanca e djeshme e Qeverisë, Ministria e Kulturës nuk do ti paguajë mjetet tek konsumatorët tjerë deri në përfundimin e kontrolleve financiare, me qëllim që ti mbrojë fondet e buxhetit.

Të gjitha informacionet do të shpallen pas kontrolleve të përfunduara,për të cilat organet kompetente duhen ti shqyrtojnë më detalisht .

Ne presim që Policia Financiare dhe KSHPK të veprojnë sa më shpejt të jetë e mundur për të pastruar abuzimet e mundshme.

Next Post

Zaev: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare

Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, tha Kryeministri Zoran Zaev, në përgjigje të deklaratës së djeshme nga lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, se edhe nga hëna mund të shihet se do të ketë zgjedhje të parakohshme. “Unë nuk e di se cilët kozmonautë po shikojnë nga hëna se […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: