Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Lazim Destani në Konferencën ndërkombëtare të lidershipit europian në Londër

2 min read

Biznesmeni dhe filantropi i njohur shqiptar Lazim Destani morri pjesë në Konferencën që po mbahet në ambientet e Parlamentit britanik, i ftuar nga Rrjedi i lidershipit europian në Londër.

“I ftuar nga Rrjeti i Lidershipit Europian në Londër, kam kënaqësinë e pjesëmarrjes në Konferencën që po mbahet në ambientet e Parlamentit Britanik. Kjo Konferencë ka mbledhur së bashku Parlamentarë Britanikë, përfaqësues nga Ballkani Perëndimor e më gjerë, me synim, shqyrtimin e projektit mbi planifikimin e detajuar të një programi të punës ndër-partiake për ndërtimin e mbikëqyrjes parlamentare të politikës së sigurisë në Ballkan”, ka shkruar kështu Destani në rrjetin e tij social.

Sipas tij, në këtë Konferencë marrin pjesë personalitete të larta të cilët kanë lënë gjurmë në displomacinë botërore.

“Pjesëmarrës në këtë Konferencë janë Lordi George Robertson – ish-Sekretar Gjeneral i NATO-s dhe ish-Sekretar i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Lordi Browne i Ladyton-it – ish-Sekretar i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar dhe Kryetar i Rrjetit të Lidershipit Europian, Parlamentarë të tjerë nga vendet e Ballkanit e të rajonit, si dhe përfaqësues nga sfera e biznesit.
Fjala hapëse dhe kryesore e Konferencës ishte ajo e Lordit Robertson, ndërsa nga temat që u shtruan për diskutim do ta veçoja atë të seancës së parë që ka të bëjë me sigurinë e rajonit të Ballkanit, – Situata aktuale në vendet e Ballkanit pas invazionit rus në Ukrainë”, shkruan më tej Destani.

Pas konferencës, Destani ka falenderuar gjithë të pranishmit në darkë për përkrahjen e vazhdueshme që ata i japin rajonit dhe vendeve të Ballkanit.

“Në darkën e organizuar pata rastin t’i përshëndes të pranishmit duke i falënderuar miqtë tanë ndërkombëtarë për përkrahjen e vazhdueshme që ata i japin vendeve të rajonit tonë të Ballkanit. Siguria dhe stabiliteti politik janë faktorë të rëndësishëm për bashkëpunimin dhe zhvillimin ekonomik të rajonit”, thekson për fund Destani.