Lazim Destani për vizitë në OEMVP

Kohanews Admin

Sot, në hapësirat e OEMVP u mirëprit sipërmarrësi dhe filantropi i njohur shqiptar i cili ka luajtur rol të rëndësishëm në afirmimin e bizneseve shqiptare në vend dhe diasporë z. Lazim Destani, pronar i Ecolog International.

Destani u prit nga Kryetari z. Nebi Hoxha, nënkryetari z. Salim Hasani, drejtori ekzekutiv, z. Drilon Iseni dhe stafi ekzekutiv i OEMVP. Në këtë takim u diskutua mbi bashkëpunimet e mundshme mes dy palëve duke pasur si qëllim të përbashkët avancimin dhe mbrojtjen e bizneseve vendore si dhe promovimin e tyre në vend dhe jashtë tij.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore si përkrahëse e zëshme e interesave të bizneseve dhe si odë e dëshmuar me përgjegjësi shoqërore është gjithmonë në mbështetje të sipërmarrësisë dhe filantoropisë së bizneseve të cilët ndihmojnë jo vetëm ekonominë vendore por edhe më gjërë.

Next Post

Vëndoset në punë numri për urgjenca 112

Numri evropian i urgjencës 112, nga sot vihet në përdorim për qytetarët e Maqedonisë, të cilët në rast urgjence, duke telefonuar numrin 112, do t’i marrin shërbimet e policisë, shërbimit emergjent mjekësor ose zjarrfikësve, nga kudo, sa më shpejt që të jetë e mundur. Shteti. Numri i ri 112, theksojnë […]

Subscribe US Now