Lëvizja BESA: Denoncimi i prindit të djalit të plagosur në Tetovë, skandal i ri për Prokurorinë e Tetovës dhe MPB-në

vull

Lëvizja BESA me shqetësim të thellë ka ndjekur gjithë situatën e krijuar gjatë një ahengu familjar në Tetovë, ku dyshohet se deputeti i BDI-së ka gjuajtur dhe ka plagosur një person. Deklarimi i deputetit të BDI-së duke thënë se ai nuk është përfshirë, del të jetë një e pa vërtetë dhe një gënjeshtër shumë e madhe.

 

Prindi i personit të plagosur, sot vet e ka denoncuar një gjë të tillë duke thënë se ai ka qenë dëshmitar i gjithë ngjarjes, kur deputeti i BDI-së ka gjuajtur në atë ahengë familjar dhe ka plagosur rëndë djalin e tij.

 

Është shqetësuese fshehja e rastit nga ana e policisë dhe prokurorisë në Tetovë, ku haptas mbrojnë deputetin e BDI-së dhe dëshirojnë që këtë ngjarje ta kalojnë në qetësi. Drejtësia në vend ende ka ngecje shumë të mëdha, duke pasur ende prokurori të kapur, MPB të partizuar dhe të kontrolluar nga partitë e pushtetit. Kjo dëmton rëndë funskionimin e shtetit të së drejtës dhe përpjekjet e vazhdueshme për të çliruar sistemin juridik nga kthetrat e partive në pushtet.

 

 

Next Post

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot ishte për vizitë pune në Strumicë, ku me kabinetin e tij, i vizituan institucionet në fushën e kulturës në këtë qytet, si dhe ndërtesën ku po ndërtohet “Teatri i Vjetër”.

Ismaili vuri në dukje se Ministria e Kulturës nëpërmjet të dyja institucioneve kombëtare, Qendrës së Kulturës “Anton Panov” dhe Entit të Mbrojtjes së Monumenteve të Kulturës dhe Muzeut në Strumicë, në këtë komunë vazhdimisht mbështesin projekte të shumta në fushën e dramës, muzikës dhe folklorit, si dhe projekte në fushën […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: