Levizja BESA-Gostivar: Pse heshtët rasti me inspektorin e policisë…?!

vull

Komunikata e Lëvizjes BESA Gostivar lidhur me rastin e inspektorit të ndaluar që është i afërt me funksionarë të BDI-së:

Tanimë është bërë zakon, kur bëhet fjalë për kri met e funksionarëve të BDI-së dhe të afërmit e tyre, pushteti LSDM-BDI vazhdon me avazin e vjetër, pra me fshehjen e tyre.
Pas fshehjes së rastit në Tetovë ku deputeti i BDI-së gjuajti në një aheng familjar dhe lëndoi dy persona, tani tentojnë të fshehin edhe rastin ku u kapën dy persona duke shpërndarë lëndë nark otike.
Sipas informatave,policia ka kapur dy persona të cilët e kanë shpërndarë ate duke e shfrytëzuar veturën e inspektorit të policisë nga sektori i punëve te brendshme në Tetovë.
Vetura me të cilën është bërë shitja nuk është mbajtur për ekzaminimet e mëtutjeshme pasi ka qenë në shfrytëzim të inspektorit,që në media u liferua se bëhet fjalë për vëllaun e shefit të kabinetit të nënkryetarit të BDI-së, Nevzat Bejta.
Ky është edhe një shembull se në këtë vend ka drejtësi selektive.
Apelojmë deri te organet kompetente që njëherë e përgjithmonë të heqin dorë nga qasja selektive ndaj qytetarëve si dhe të zbardhin rastin deri në fund, të zbulohet se cili ka qenë roli i inspektorit,gjegjësisht vëllaut të shefit të kabinetit të nënkryetarit të BDI-së,Nevzat Bejta,në shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe normalisht secili të përgjigjet para drejtësisë.”, reagon Lëvizja BESA.

Next Post

Norvegji: Ministri jep dorëheqje, pasi kishte marrë telefonin zyrtar në pushim

Ministri i peshkimit në Norvegji, Per Sandberg, ka dhënë dorëheqje pasi ka pranuar se kishte thyer protokolet e sigurisë, duke pasur me vete telefonin zyrtar në pushimet e tij në Iran. Sandberg me vete ka pasur edhe vajzën e tij Bahareh Letnes (28), e lindur në Iran. Kryeministrja Norvegjeze ka […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: