Lëvizja BESA: Iku Marrëveshja e Ohrit, duhet RIDEFINIMI

vull

“Sot në përvjetorin e 18 të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, mund të konstatojmë se bash atëherë kur duheshte të gëzohen frutat e një maturimi 18 vjeçar të një Marrëveshje historike, pikërisht iniciesit e kësaj marrëveshje politike vendosën të varrosin të njëjtën. Marrëveshja e Ohrit duheshte të shërbeje si afrim mes dy popujve më të mëdhenjë në Maqedoninë e Veriut dhe fryma që buronte nga kjo kornizë duheshte të vazhdojë aq sa edhe vetë funksionimi i shtetit, por për fat të keq atyre që u ra në hise që të implementojnë këtë marrëveshje politike, të njëjtit e devalvuan e shtrembëruan dhe ja humbën kuptimin që në fund edhe e varrosën, duke lënë ende çështje të hapura për realizimin e plotë të të drejtave kolektive të shqiptarëve në këtë shtet”, theksohet në reagimin e Lëvizjes BESA.

Lëvizja BESA përmes politikave konzistente, reale dhe qëllim mira që nga themelimini saj njoftoj se Marrëveshja e Ohrit duhet të shërbejë si bazë ndërsa realizimi i të drejtave kolektive të shqiptarëve duhet të bëhet përmes “RIDEFINIMIT” të raporteve brenda etnike dhe se Maqedonia e Veriut mund të funksionojë si shtet stabil, i drejtë dhe i zhvilluar vetëm përmes një marrëveshje të re politike që do jetë produkt i kompromisit të dy popujve më të mëdhenjë në shtet, atij shqiptar dhe atij maqedonas.

Next Post

Fjolla Morina me pozë atraktive në fustanin transparent

Fjolla Morina erdhi tejet atraktive në imazhet e fundit. Fjolla Morina ka postuar së fundi një fotografi të re, në të cilën erdhi e veshur me fustan të zi. Këngëtarja në pjesën e poshtme fustanin e kishte transparent, në të cilin zbulonte tatuazhin gjigant në këmbë. “Zonja në të zezë”, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: