Lëvizja Ilirida: Kreditë e jashtme,nuk përdoren për donacione                      

vull

Me  ftesë të Ministrit shtetëror për Evropë të Republikës Federale të Gjermanisë, Mihael Rot, Zëvendëskryetari I Qeverisë për Cështje Evropiane , Nikolla Dimitrov, më 30 shtator dhe me 1 tetor do të qëndroj në vizitë pune në Berlin.
Kjo është vizita e pare e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut pas formimit të saj, njëashtu edhe vizita e pare në kohën e presidencës  gjermane me Këshillin e BE-së.Gjermania si kryesues aktuel me BE-në po udhëheq procesin e harmonizimit të Kornizës Negociuese,ky  dokumenti kryesor sipas të cilit do të zhvillohen negociatat.
Gjatë vizitës, planifikohen takime edhe me: Jan Hecker, Këshilltari Kryesor i Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë së Kancelares Merkel, Thomas Bagger, Këshilltar i  Politikës së Jashtme të Presidentit Steinmeier, Zabine Ster, Komisioner për Politikat e BE në Ministrinë e Jashtme Gjermane dhe Suzanne Schutz, Drejtore në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, për Evropën Juglindore, Turqin dhe vendet e EFTA, si dhe me bashkëbisedues të tjerë përkatës në kontekstin e mbështetjes gjermane për të ardhmen tonë evropiane.
Theksi kryesor gjatë bisedimeve do të jetë në realizimin e qëllimit të përbashkët tashmë të vendosur të Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë – mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare me BE deri në fund të vitit. Përveç shkëmbimit të pikëpamjeve mbi dinamikën e miratimit të kornizës, Zëvendës Kryeministri Dimitrov do të ngrejë çështje edhe për bashkëpunimin rajonal në kontekst të Procesit të Berlinit i iniciuar nga vet Gjermania, si dhe mundësitë për të rritur bashkëpunimin dypalësh të zhvillimit dhe marrëdhëniet tregtare.
Next Post

Zv.kryeministri i parë Grubi priti në takim ambasadorin çek, Toman: Vlerësohet përkrahja dhe bashkëpunimi mes dy vendeve

Zëvendës kryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e Republikës Çeke në vendin tonë, SH.T Mirosllav Toman me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve. “Vlerësoj përkrahjen dhe ndihmën e deritanishme të Republikës […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: