Lëvizja Ilirida: Sistemi shëndetsor i  RMV-së  Profesionalisht i pa aftë              

vull

 

Me shqetsim, të thellë opinioni i ndjek lajmet për shtrirjen dhe masovitetin e infektimeve nga Covit-19. Por opnioni ka edhe disa pyetje,se  humbja më e madhe a është,ngase sistemi shëndetsor public,ka pësue debakël,në përkujdesin e pacientëve të cilët e kanë humbë të drejtën kushtetuese,që të trajtohen nëpër qendrat klinike, për sëmundje tjera ,përveç Covit-19.

Klinikat spitalore,nuk trajtojnë pacientë me sëmundje tjera,përvëç,prioritetit Covit-19.

Nëse bëhet një hulumtim ,aludojmë se më shumë pacientë kanë pësua nga mostrajtimi nga sëmundjet tjera.Përveç Covit-19.

Mendojmë se komisioni për sëmundje ngjitse,  ka devijuar nga kornizat e rekomandimit të Organizatës botrore të shëndetsisë, më shumë vepron politikisht se sa profesionalisht,qytetarët dëmtohen nga masat destructive të cilat nuk japin rezultat në teren. Nëse infektimi është gjashtë fish, më i lartë se me vendet fqinjë,me automatizëm të vetdorhiqet komisioni shtetror për sëmundje ngjitse,sepse janë treguar të pa aftë që ta mbrojnë popullatën. Dhe të hulumtohet puna e tyre nga niveli professional.

Kërkojmë që sistemi shëndetsor public të vihet në gjendje normale, si në periudhën kur nuk kishte pandemi. Personeli mjeksor ti trajtojë pacientët pa deskriminim,për të gjitha sëmundje nga të cilët janë të sëmurë pacientët.

 

Next Post

Ka ndëruar jetë inxhinieri metalurgjis Musadik Rustemi nga Tearca e Tetovës

Sot në Baku të Azerbexhanit në moshën 65 vjeçare ka ndëruar jetë inxhinieri i diplomuar i metalurgjisë, Musadik Rustemi nga fshati Tearcë. Musadik Rustemi shkollimin e mesëm me sukses të dalluar e mbaroi në Shkollën e mesme Teknike “Mosha Pijade në Tetovë. Përveç kësaj,u dallua si aktivist i shquar dhe […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: