Lëvizja Ilirida: Sot është 8 shtatori,dita e shpalljes së pavarësisë të njëanshme të R.Maqedonisë.

vull

Nga se shqiptarët nuk dolën të votojnë për referendumin e organizuar nga partitë me platforma nacionaliste të asaj kohe.

Për shqiptarët ishte,i papranueshëm teksti i referendumit dhe njëanshmëria e avancimit të popullit maqedonas,kundrejt popullit shqiptar, pasi që në kushtetutën e vitit 1974 shqiptarët dhe maqedonasit ishin popuj të barabartë konstituiv të R.Maqedonisë.

Nga kjo pakënaqësi shqiptarët u detyruan ,që të organizojnë paralel, referendumin e vet, të vitit1992, ku pjesa veriperëndimore e shtetit të ketë autonomi politike.

Po ashtu u bojkotua edhe miratimi i kushtetutës së R.Maqedonisë ,nga ana e deputetëve të partive shqiptare, të përfaqësuara ne kuvendin e R.M.

Nga këto rrethanat, e dala  nga vendimet politike, të cilat rezultojnë  me bojkote nga ana e shqiptarëve, arsyeton se ky shtet nuk është i pranuar nga vullneti politik i shqiptarëve, që nga shpallja e pavarësisë e deri më sot.Prandaj aludojmë se  8 Shtatori nuk pranohet nga vullneti i shqiptarëve si dit feste,por si e imponuar.

R.Maqedonisë  akoma funksionon si shtet unitar,megjithëse participojnë edhe parti shqiptare, në funksionimin e shtetit. Por përsëri,këta parti shqiptare nuk e reflektojnë vullnetin politik të popullatës shqiptare,sepse  dalja e votuesve shqiptar në ciklet zgjedhore,arin në 23-28%,që është numër i pamjaftueshëm për përfaqësimin e vullnetit politik të shqiptarëve.

Lëvizja Ilirida do të kërkojë nga elektorati që në zgjedhjet e radhës,të cilat munden të mbahet së shpejti,që me votat e lira të votohet opsioni federal i shtetit,dhe së fundit ky shtet të mare rrugën e zhvillimit normal,politik dhe ekonomik.

Do të çfuqizohen aspiratat hegjemoniste të fqinjëve,dhe do të minimizohet plaçkitja e pasurisë shoqërore nga funksionarët shtetërorë, po ashtu shteti do të stabilizohet me dy shtylla stabiliteti.

Next Post

Një foto e një fëmije që theu zemrën e botës: Një nënë filmoi fshehurazi djalin e saj ndërsa ai po dëgjonte mësim në internet, sepse ...

Viti i ri shkollor ka filluar, por nuk të kujton asnjë shtator të mëparshëm. Për shkak të pandemisë së koronavirusit, fëmijët pothuajse në të gjithë botën ndjekin mësimet në internet, përfshirë edhe në Amerikë. Se sa i vështirë është ky ndryshim i madh për fëmijët, dëshmohet më së miri nga […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: